Emrush Xhemajli ka njoftuar se është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për të shkuar në Hagë në cilësinë e dëshmitarit.
Përmes një statusi në Facebook, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se deputetët që e votuan këtë gjykatë, do ta kenë njollë të zezë ndër breza.
“Çka mendoj unë për Dhomat e Specializuara dhe mënyrën e themelimit të tyre e kam thënë publikisht dhe nuk është rasti ta përsëris. Tani mund të them vetëm këtë: Ata deputetë/te të Republikës së shtetit tim që votuan gjykatën speciale, apostafat kundër UÇK-së, do ta kenë njollë të zezë ndër breza”, shkroi ai.