VIDEO/ Të shtëna armësh në një shkollë në Graz të Austrisë, raportohet për 5 të vdekur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën pesë persona u vranë nga të shtënat me armë në një shkollë në qytetin austriak të Graz të martën, sipas raportimeve të mediave lokale dhe botërore.

Megjithatë, bëhet fjalë për raportime ende të pakonfirmuara nga autoritetet vendasese.

Disa të tjerë janë plagosur, përfshirë nxënës dhe mësues, raportoi transmetuesi shtetëror ORF duke cituar shtypin lokal.

Autori i dyshuar, i konsideruar si nxënës në këtë fazë, ka kryer vetëvrasje, pohojnë raportimet.

Një operacion policor ishte duke u zhvilluar në rrugën Dreierschuetzengasse, ku ndodhet një shkollë e mesme.

Megjithatë, autoritetet kanë refuzuar të bëjnë komente të mëtejshme.

Grazi është një qytet me rreth 300,000 banorë dhe është kryeqyteti i provincës jugore austriake të Styria-s.

Share This Article