ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
‘Thellësisht tronditëse’: Nigel Farage përballet me akuza të reja për racizëm dhe antisemitizëm në shkollë 1 minute ago
Titujt e Gazetave në UK 38 minutes ago
Policia më detyroi të pranoja vrasjen, thotë burri i burgosur padrejtësisht për 38 vjet 43 minutes ago
Skocia kualifikohet për Kupën e Botës për meshkuj për herë të parë pas 28 vitesh pas një fitoreje epike me Danimarkën (video ) 46 minutes ago
Çfarë ndodh tani me shtëpinë e teatrit të Queen-it pasi Andrew u dëbua nga Royal Lodge? (video) 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Shpopullimi/ Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara 2035

albnews by albnews
15 June, 2025
in Albania, Diaspora
0
Shpopullimi/ Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara 2035
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nëse rrethanat demografike të vendit nuk ndryshojnë, me rritjen e lindjeve dhe frenimin e emigracionit, Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin 2 milionë banorë përpara vitit 2035.

Të dhënat e reja zyrtare mbi popullsinë treguan se më 1 janar 2025, në vend jetojnë 2,36 milionë banorë, me rënie 1.8% nga Censi i vitit 2023.

RelatedPosts

Itali/ 36-vjeçari shqiptar vdes gjatë aksidentit në punë! Një tjetër plagoset, e goditi krahu metalik i pompës së betonieres

Greqi, kamioni merr përpara çiftin e bashkëshortëve shqiptarë! Rëndë në spital, sapo lanë punën te furra e bukës dhe…

1 mln euro për ekzekutimin e prokurorit belg, arrestohen tetë persona, pjesë e klanit shqiptar të drogës

Tkurrja me më shumë se 27 – 30 mijë banorë në vit, e përqendruar kryesisht te moshat e reja, rrezikon ta çojë treguesin e popullsisë përtej çdo skenari dhe gjithashtu i bën edhe më të vështira zgjidhjet.

Në vitin 2024, migracioni neto negativ u dyfishua krahasuar me një vit më parë me – 28,8 mijë persona nga -13,761 persona në vitin 2023.

Ky ritëm i largimit ka ndikuar jo vetëm në numrin e përgjithshëm të popullsisë, por edhe në strukturën e saj demografike, pasi largohen më së shumti të rinjtë dhe familjet e reja.

Paralelisht me emigracionin, Shqipëria ka hyrë në një cikël të gjatë me lindshmëri shumë të ulët në 1.3 lindje për grua.

Kjo reflektohet në ulje të lehtë të raportit të varësisë së të rinjve, nga 23.9% në 2024, në 23.8% në 2025 dhe plakje e përshpejtuar e popullsisë, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve është rritur me 2.2 pikë përqindje ndërmjet 2023 dhe 2025. Shqipëria ka tani një nga popullsitë më të vjetra në Ballkan dhe Europë.

Mosha mediane e BE në janar 2025 ishte 44.7 vjeç, ndërsa në Shqipëri 44.3 vjeç, sipas të dhënave të fundit.

Pasojat kanë nisur të ndihen. Vendi ka më pak të rinj që hyjnë në tregun e punës, ka më shumë të moshuar që dalin në pension.

Shkollat në zona të tëra rrezikojnë mbylljen për mungesë nxënësish dhe administrata dhe tregu i punës vuajnë nga mungesa e burimeve njerëzore.

Demografët dhe ekspertët e ekonomisë mendojnë se pa ndërhyrje të qëndrueshme, do të jetë e vështirë të mbahet në funksion ekonomia, pensionet dhe kujdesi shëndetësor.

Për ekspertin Ilir Gëdeshi, i cili prej vitesh merret me zhvillimet demografike të vendit, duhen politika urgjente që të frenojnë emigracionin dhe të tjera që nxisin natalitetin në vend.

Lindjet nën kufirin 2,1 për grua bëjnë që çdo brez i ri të jetë 40% më i vogël se ai që del në pension, duke e vënë vendin përballë sfidës së ekzistencës në këtë shekull.

Binomi, ekonomi – plakje

Përqendrimi i emigracionit në moshat e reja ul drejtpërdrejt produktivitetin potencial sepse po largohet kapitali njerëzor me arsim dhe gjuhë të huaja, ndërsa rrit barrën e pensioneve për rezidentët që mbeten.

Jetëgjatësia më e lartë 80,9 vjeç për gratë dhe 75,3 vjeç për burrat ushtron më shumë presion mbi shpenzimet për pensione e shëndetësi, teksa vendi ynë edhe tani ka shpenzime publike për banorë sa 34% të mesatares së BE-së.

Nga ana tjetër, ritmi mesatar i rritjes ekonomike 2015 – 2024 është rreth 3.5% në vit, nuk është i mjaftueshëm për të ngushtuar hendekun me BE-në.

Struktura e ekonomisë dominohet nga sektorë me produktivitet të ulët si bujqësi fasoneri, ndërtim dhe turizëm sezonal. Financat publike dhe tregu i punës tashmë janë nën presion.

Për çdo vit varësia e të moshuarve ndaj forcës së punës rritet me 1 pikë për qind në vit dhe skema e pensioneve kërkon financime shtesë sa 0,2% të PBB-së në vit.

Për të zbutur pasojat e plakjes, ekonomia e vendit duhet të rritet më shumë se 5% në vit, – përllogarisin institucione të tilla si FMN-ja.

Për të zbutur efektet e plakjes, vendi ynë duhet të investojë te popullsia e mbetur sidomos në dixhitalizim, automatizim në agropërpunim, grante në kërkim dhe zhvillim dhe të krijojë një ambient të favorshëm për kthimin e diasporës.

Nëse nuk do të ketë ndryshime në treguesit aktualë demografikë deficiti i ISSH-së dyfishohet brenda dekadës.

Nëse nuk ndërhyhet tani për të rritur bazën tatimore, për të tërhequr kapital njerëzor dhe për të modernizuar sektorët kyç, hendeku midis moshës në rritje dhe mirëqenies ekonomike do të zgjerohet, duke i ekspozuar financat publike dhe rritjen afatgjatë ndaj rrezikut sistemik.

Shqipëria hyn në 2025 me një popullsi më të plakur, varësi më të lartë ekonomike dhe ende në humbje migratore. Këto zhvillime po ushtrojnë presion në tregun e punës, financave publike dhe modelit të rritjes ekonomike.

Emigrimi i përqendruar në moshat e reja po redukton popullsinë e re në moshë dhe rrit peshën relative të të moshuarve.

Sipas projeksioneve, Shqipëria do të arrijë një moshë mediane mbi 47 vjeç brenda dekadës, nëse nuk ndryshon trajektorja e lindjeve dhe e migracionit.

Rritja e varësisë së përgjithshme nënkupton se për çdo 100 persona në moshë pune, tani ka 57 persona fëmijë apo pensionistë.

Kjo thellon presionin mbi skemat e pensioneve dhe shpenzimet e shëndetësisë dhe përkeqëson raportin kontribut-përfitim./ Monitor.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

‘Thellësisht tronditëse’: Nigel Farage përballet me akuza të reja për racizëm dhe antisemitizëm në shkollë

‘Thellësisht tronditëse’: Nigel Farage përballet me akuza të reja për racizëm dhe antisemitizëm në shkollë

19 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

19 November, 2025
Policia më detyroi të pranoja vrasjen, thotë burri i burgosur padrejtësisht për 38 vjet

Policia më detyroi të pranoja vrasjen, thotë burri i burgosur padrejtësisht për 38 vjet

19 November, 2025
Skocia kualifikohet për Kupën e Botës për meshkuj për herë të parë pas 28 vitesh pas një fitoreje epike me Danimarkën (video )

Skocia kualifikohet për Kupën e Botës për meshkuj për herë të parë pas 28 vitesh pas një fitoreje epike me Danimarkën (video )

19 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result