Një ngjarje e rëndë si dhe e pazakontë është regjistruar gjatë një ndeshjeje polo në Windsor, Angli. Sipas mediave të huaja biznesmeni indian Sunjay Kapur, 53 vjeç, humbi jetën pas një ataku në zemër, me dëshmitarë që pretendojnë se ai kishte gëlltitur një bletë para se të pësonte atak dhe të rrëzohej në fushë.
Pronar i ekipit të polos Aureus dhe mik personal i Princit William, ndodhej në fushë kur papritur u rrëzua. Sipas dëshmitarëve, ai kishte thënë: “Kam gëlltitur diçka,” pak para se të binte pa ndjenja. Dyshohet se ai mund të ketë pësuar një shok anafilaktik të shkaktuar nga pickimi i një insekti, një bletë në gojë.
The Times raporton se bëhet fjalë për një goditje të menjëhershme në zemër. Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë të menjëhershme mjekësore, Kapur nuk mundi të shpëtohej. Sunjay Kapur ishte kryetar i Sona Comstar, një nga kompanitë më të mëdha në botë për prodhimin e pjesëve automobilistike, me prezencë globale.
“Ai ishte një udhëheqës me pasion dhe përkushtim, që la një gjurmë të thellë në çdo aspekt të kompanisë sonë. Vdekja e tij është një humbje e pakompensueshme për familjen tonë profesionale.”