Dy turistët në spital. Arrestohen dy persona pas aksidenteve në Gjipe e te Shkëmbi i Kavajës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy aksidente të rënda të ndodhura të dielën, 15 qershor, ku janë dëmtuar dy turistë. Njëri belg e tjetri gjerman…

Sot, 16 qershor, Policia ka vënë në pranga dy persona për secilin nga rastet, të ndodhura në Gjipe e te Shkëmbi i Kavajës.

Është arrestuar për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” një 51 vjeçar nga Tirana. Ky i fundit i dha me qira Jet Ski-në, turistit belg, i cili ndodhet ende në spital.

Nga ana tjetër, është vënë në pranga drejtuesi i gomones që goditi turistin gjerman në Gjirin e Gjipesë, në Himarë.

Sipas policisë, drejtuesi i gomones, K.V. 27 vjeç, banues në Orikum, e ka mjetin lundrues me dokumentacion të rregullt dhe po lundronte jashtë zonës së sigurisë në një distancë të konsiderueshme nga zona e lejuar e notimit. Ai është arrestuar në flagrancë, për “plagosje e rëndë me dashje”.

Ndërkohë, turisti gjerman ndodhet nën kujdesin e mjekëve te Spitali i Traumës.

Share This Article