Papa Françesku: Dhurojmë 100 mijë euro për Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read

Papa Françesku ka dhuruar për Shqipërinë 100 mijë euro, pas tërmetit të fortë që goditi bregdetin verior të Shqipërisë, në zonën e qytetit të Durrësit.

Deri më tani ka dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur. Tërmeti la pas tij dëme të mëdha, shembje të ndërtesave dhe qindra të pastrehë dhe u ndje në zona të tjera të Shqipërisë dhe të bregdetit të Adriatikut.

Papa Françesku ka vendosur të dërgojë një kontribut fillestar prej 100,000 euro, përmes Dikasterit për Shërbimin e Zhvillimit Integral Njerëzor, për të ndihmuar popullatën në këtë fazë të menjëhershme emergjente, raporton tch.

Share This Article