ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën 4 hours ago
Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital 4 hours ago
Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi 4 hours ago
“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev 5 hours ago
Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Franca njofton marrëveshjen ‘historike’ për krijimin e shtetit të Kaledonisë së Re, ja si do të funksionojë

albnews by albnews
12 July, 2025
in Bota
0
Franca njofton marrëveshjen ‘historike’ për krijimin e shtetit të Kaledonisë së Re, ja si do të funksionojë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Franca njoftoi arritjen e një marrëveshjeje “historike” me Kaledoninë e Re, në të cilën territori përtej detit, do të mbetej francez, por do të shpallej shtet i ri.

Presidenti francez Emmanuel Macron kishte bërë thirrje për bisedime për të zgjidhur konfliktet midis forcave besnike ndaj Francës dhe atyre që duan pavarësinë, duke u kërkuar zyrtarëve të zgjedhur të Kaledonisë së Re, si dhe udhëheqësve politikë, ekonomikë dhe të shoqërisë civile, të mblidheshin pranë Parisit për të hartuar një kornizë kushtetuese për territorin.

RelatedPosts

Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona

Policia në Gjermani kap 400 kg drogë në portin e Hamburgut, vlera 17 milionë euro

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Pas 10 ditësh bisedimesh, palët ranë dakord që të krijohej një “Shteti i Kaledonisë së Re”.

Arkipelagu do të ruajë “një status brenda Francës, me kaledonianët që do të mbeten francezë”, tha Nicolas Metzdorf, një deputet anti-pavarësi. Ai u shpreh se “Nuk janë planifikuar më referendume, me përjashtim të atij që konfirmon këtë marrëveshje”.

Prioriteti tani është rimëkëmbja ekonomike e Kaledonisë së Re pas dhunës së vitit të kaluar që vrau 14 persona dhe vlerësohet se i ka kushtuar territorit dy miliardë euro, duke ulur me 10 për qind produktin e brendshëm bruto ( PBB ), tha ai.

Kryeministri François Bayrou tha se marrëveshja e sotme, e cila ende kërkon miratim parlamentar dhe në referendum ishte me “dimensione historike”.

Me një popullsi prej rreth 270,000 banorësh dhe të vendosur gati 17,000 kilometra larg Parisit, Kaledonia e Re është një nga disa territore përtej detit që mbeten pjesë integrale e Francës.

Është sunduar nga Parisi që nga vitet 1800, por shumë kanakë vendas ende e nuk e duan pushtetin e Francës mbi ishujt e tyre dhe duan autonomi ose pavarësi më të plotë.

Trazirat shpërthyen në maj të vitit 2024 pasi Parisi planifikoi t’u jepte të drejtë vote mijëra banorëve jo-indigjenë me qëndrim afatgjatë, diçka që Kanakët kishin frikë se do t’i linte ata në një pakicë të përhershme, duke ua shkatërruar shanset për të fituar pavarësinë.

Si pjesë e marrëveshjes, banorët e Kaledonisë së Re në të ardhmen do të lejohen të votojnë vetëm pas 10 vitesh jetese në arkipelag.

Referendumi i fundit për pavarësi në Kaledoninë e Re u mbajt në vitin 2021 dhe u bojkotua nga grupet pro-pavarësisë për shkak të ndikimit të pandemisë Covid-19 në popullsinë Kanak.

Referendumi ishte i fundit nga tre që nga viti 2018, të cilët të gjithë hodhën poshtë pavarësinë e Kaledonisë së Re.

Që nga referendumi i vitit 2021, situata politike në arkipelag ka qenë në bllokim.

Macron deklaroi në fillim të qershorit se donte një “projekt të ri” për Kaledoninë e Re.

Marrëveshja 13-faqëshe e njoftuar këtë të shtunë kërkon një kombësi të Kaledonisë së Re dhe mundësinë që banorët atje ta kombinojnë këtë status me kombësinë franceze.

Sipas marrëveshjes, një “Shteti i Kaledonisë së Re” do të sanksionohet në kushtetutën e Francës dhe vendet e tjera mund ta njohin një shtet të tillë.

Marrëveshja gjithashtu kërkon një pakt rimëkëmbjeje ekonomike dhe financiare që do të përfshinte një ripërtëritje të aftësive të përpunimit të nikelit të territorit.

Të dyja dhomat e parlamentit të Francës do të takohen në tremujorin e katërt të këtij viti për të miratuar marrëveshjen, e cila më pas do t’u paraqitet banorëve të Kaledonisë së Re në një referendum në vitin 2026.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën

Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën

14 September, 2025
Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital

Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital

14 September, 2025
Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi

Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi

14 September, 2025
“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev

“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result