Britani e Madhe, policia në Cornwall tërheq pretendimin për ‘trupa të shumtë në pyll’

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia në Cornwall, në juglindje të Anglisë, ka kërkuar falje për pretendimin se janë gjetur disa trupa në pyll gjatë një hetimi për vrasje.

Policia e Devonit dhe Cornwallit pranoi se vetëm trupi i një burri ishte gjetur në pyll dhe se nuk ishin gjetur mbetje të tjera.

Trupi besohet të jetë ai i 43-vjeçarit Daniel Coleman, për vrasjen e të cilit akuzohet një burrë 39-vjeçar. Coleman u vra diku midis 2 dhe 7 korrikut.

Komisionerja e Policisë Alison Hernandez kishte thënë më herët të premten se “trupa të shumtë” ishin gjetur në pyll pranë St Austell dhe se hetimet po vazhdonin për të përcaktuar numrin e tyre të saktë.

Në deklaratat e saj më të fundit, siç raportohet nga cornwallive.com, ajo e justifikoi veten duke thënë, ndër të tjera: “Duke u përpjekur të ndihmoja, iu përgjigja një pyetjeje në lidhje me këtë çështje, megjithatë, nuk isha plotësisht e informuar për detajet e hetimit. Kërkoj ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar kjo.”

Një zyrtar vuri në dukje se “aktualisht janë duke u zhvilluar tre hetime të ndara për vrasje në zonën e Cornwall. Mund të konfirmoj se ato po kryhen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra dhe nuk besohet të jenë të lidhura”. Kjo ka të bëjë me rastin e një 50-vjeçari, trupi i të cilit u gjet më 1 korrik, si dhe një 30-vjeçari që u gjet i karbonizuar në një shtëpi që ishte djegur, ndoshta qëllimisht.

Share This Article