Connect with us

Albania

Ballkani nën ‘pushtetin’ e flakëve! DW: Zjarrfikësit të mbingarkuar, kanë mungesë pajisjesh

Published

on

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, shumë zona në Bullgari janë përfshirë nga flakët. Popullsia po njoftohet për zjarret përmes aplikacionit “BG Alert”. Deri tani nuk ka njoftime për të plagosur. Por shumë kanë humbur shtëpitë. Si në fshatin Rani Lug, në Bullgarinë perëndimore, në kufirin me Serbinë, ku thuajse të gjitha shtëpitë u shkatërruan nga flakët.

Ata nuk kishin asnjë mundësi të luftonin flakët, thotë një fshatar: “Ishte ferr!” Gjithçka po digjej, tetë shtëpi përreth nesh u shkatërruan. Zjarrfikësit ishin të mbingarkuan; zjarri ishte mbi tre metra i lartë. Kishte shumë vullnetarë, por çfarë mund të bënin vetëm me lopata dhe dhjetë litra ujë në bombolat e tyre? Fshati u dogj. Shtëpitë u shkatërruan. Gjithçka u dogj”.

Zjarrfikësit të pajisur keq

Ndërkohë situata është qetësuar disi: më shumë se 150 zjarre janë shuar në të gjithë Bullgarinë. Megjithatë dy zjarre të mëdha në jugperëndim të vendit ende nuk janë nën kontroll. Një zjarrfikës vullnetar në Rani Lug beson se zjarret në rajonin e tij mund të rifillojnë në çdo moment dhe beson se ekipi i tij është i pajisur dobët.

Advertisement

“Është tragjedi! Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Kam qenë në të gjitha zjarret, por nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Dhe këtu, do të ketë zjarr edhe për një muaj tjetër.” “Nëse ka ujë, do të luftojmë gjithë natën, pa problem. Por duhet të sjellim ujë nga 15 kilometra larg,” tregon ai.

Ndihma e BE-së

Për shkak se zjarrfikësit bullgarë janë të mbingarkuar, Bullgaria ka kërkuar ndihmë nga BE. Pesë helikopterë nga Sllovakia, Hungaria, Franca, Republika Çeke dhe Rumania po marrin pjesë në operacionet e shuarjes së zjarreve, dhe një tjetër pritet nga Suedia.

Advertisement

Maqedonia e Veriut, fqinja e Bullgarisë, ka kërkuar gjithashtu ndihmë nga BE. Sllovenia po dërgon 50 zjarrfikës në këtë vend të vogël ballkanik, i cili ka vetëm dy avionë operativë për bombardime me ujë. Edhe atje zjarret kanë shpërthyer prej disa ditësh, ashtu si edhe në Shqipëri.

Sezoni i zjarreve në pyje larg përfundimit

Dhe sezoni i zjarreve në pyje është larg përfundimit, thekson Alexander Dzhartow, kreu i mbrojtjes civile të Bullgarisë: “Ne vazhdojmë të punojmë në terren, duke krijuar hapësira të reja pastrimi, duke luftuar zjarret kudo që të jetë e mundur nga toka dhe duke ofruar mbështetje nga ajri duke përdorur helikopterë. Fatkeqësisht, parashikimi i motit është jashtëzakonisht i pafavorshëm. Do të ketë përsëri erëra të forta, drejtimi i të cilave do të ndryshojë vazhdimisht nga veriu në jug dhe nga jugu në veri, gjë që e ndërlikon ndjeshëm shuarjen e zjarreve.”

Advertisement

Vitet e fundit, Bullgaria ka qenë vendii BE më i prekur nga zjarret në pyje për sa i përket sipërfaqes. Gati 40.000 hektarë janë djegur në dy vjet dhe 15.000 hektarë janë shkatërruar tashmë këtë vit. Sipas Ministrisë së Brendshme, shumica e zjarreve janë shkaktuar nga neglizhenca ose akte kriminale. Dy persona janë arrestuar tashmë./DW

Continue Reading

Albania

Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë

Published

on

By

Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi. Tkurrja e fondeve që qeveria po i vë çdo vit në dispozicion po bën që sektori të prodhojë më pak vlerë të shtuar në ekonominë e vendit. Kjo ecuri negative u vu edhe më shumë në dukje në tremujorin e tretë të vitit gjatë së cilit kontributi i bujqësisë në ekonomi ishte negativ… 0.41 për qind më pak se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

“Kam shkruar një artikull në vitet 2000 ku thosha se bujqësia është si puna e një lope që milet tre herë në ditë dhe ushqehet vetëm një herë. Kjo lopë, në këtë rast bujqësia është e destinuar të vdesë”, thotë për A2, Esmeralda Ballesha, eksperte për bujqësinë.

Bujqësia ka hyrë tashmë në cikël rënës, e ndikuar nga njëra anë, nga pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në anën tjetrën, që e kanë përkeqësuar klimën në sektor.

“Duhet ta themi hapur. Të gjitha qeverisjet në këto 30 vite kanë qenë neglizhente për sa i përket politikave me fshatin. Mentaliteti i qeverive ka qenes e fshatari mori tokën e tij e tani le t’ia dalë vetë. Kjo ka qenë fatale për sektorin e bujqësisë”, thotë Ballesha.

Advertisement

Vitin e kaluar, prodhimi në sektorin bujqësor shënoi rënie me 0.69 për qind. Kjo ndodhi në një kohë kur ekonomia u rrit me gati 3.5 për qind, çka dëshmon se sektori është lënë tashmë në rënie të lirë. “Unë them që minimalisht bujqësia duhet të ketë në dispozicion 800 milionë euro. e Theksoj. Minimalisht. Për të kapur ritmin e vendeve të tjera të Rajonit. Më tej në Europë jemi larg konkurrencës”, thotë Ballesha.

Të jesh i madh, jo gjithmonë do të thotë se ke avantazh. Shembulli më i mirë në vend është bujqësia. Kontributi i saj në ekonomi ka qenë gati 22 për qind e totalit, por sektorit përherë e më shumë po merr më pak para nga buxheti i shtetit. Rrjedhimisht po prodhon më pak vlerë të shtuar në ekonomi. 

Advertisement
Continue Reading

Albania

Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Përmes po postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se edhe partitë e tjera politike të Kosovës mbajtën qëndrime dinjitoze gjatë fushatës, për respektimin e vullnetit të qytetarëve.

Po ashtu Berisha shkruan se këto zgjedhje treguan se në Kosovë ka garë të lirë dhe demokratike, shkruan A2 CNN.

Kreu i PD nuk harroi të akuzonte kryeministrin Edi Rama për pengim të procesit të rregullt zgjedhor në Shqipëri.

Advertisement

Postimi i Berishës:

Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë

Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.

Advertisement

Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.

Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb 

Advertisement
Continue Reading

Albania

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Published

on

By

Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.

Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.

Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.

Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:

Advertisement

‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’

Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Kosova48 minutes ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota57 minutes ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Diaspora2 hours ago

Kryetari shqiptar i komunës së Morbachut bëhet viral në Gjermani

Albania2 hours ago

Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë

Albania3 hours ago

Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Kosova3 hours ago

BE pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

Sports7 hours ago

Zbulohet pas 12 vitesh, çfarë tha Michael Schumacher para se të aksidentohej

Sports7 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Bota7 hours ago

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër!

UK8 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania8 hours ago

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Sports8 hours ago

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Kosova8 hours ago

I dhanë mundësinë të krijojë qeverinë pa opozitën, Kurti mesazh falënderues për të gjithë votuesit e LVV: U jemi mirënjohës përjetë

Albania8 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita

Bota8 hours ago

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Albania9 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

UK8 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports7 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania9 hours ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania1 day ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania24 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania1 day ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK23 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

UK13 hours ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

UK13 hours ago

Titujt e gazetave në UK

Bota16 hours ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

UK13 hours ago

Disidenti egjiptian kërkon falje për tweets, ndërsa konservatorët kërkojnë dëbim nga Mbretëria e Bashkuar

Kosova9 hours ago

Përfundon numërimi i votave për subjektet politike, nis numërimi për kandidatët në 38 Qendra Komunale

Trending