Kongresmeni amerikan Eliot L. Engel, ka bërë një deklaratë për median në lidhje me marrëveshjen e arritur mes palëve për reformën zgjedhorë në Shqipëri.
Kryetar i Komisionit të Dhomës së Punëve të Jashtme, shprehet se marrëveshja përmban disa hapa të denjë, por është e nevojshme që parlamenti të marrë hapat të mëtejshëm për të përfshirë idenë e listave të hapura në zgjedhje dhe t’u mundësojë emigrantëve votimin.
“Marrëveshja e reformës zgjedhore në Shqipëri përmban disa hapa të denjë përpara. Ai përfshin dispozita që depolitizojnë administratën zgjedhore, zgjerojnë transparencën dhe forcojnë pavarësinë e komisionerëve të zgjedhjeve. E rëndësishmja, do t’i lejojë Shqipërisë të fillojë procesin e anëtarësimit në BE.
Parlamenti duhet të marrë parasysh të gjithë zërat dhe të marrë një masë shtesë në të ardhmen e afërt, e cila do të përfshijë lista të hapura dhe duke mundësuar që shqiptaro-amerikanët dhe shqiptarët e tjerë në tërë diasporën të votojnë në zgjedhjet e 2021 në vendbanimin e tyre. Unë u bëj thirrje miqve të mi në Shqipëri që të vazhdojnë punën për reformën e zgjedhjeve në mënyrë që demokracia juaj të jetë e fortë, me rrënjë të qëndrueshme dhe me bazë të gjerë“- shkruhet ne deklarate.