ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Donald Trump nënshkruan dokumentin e planit të paqes në Gaza: Na u deshën 3000 vite për këtë 10 minutes ago
Vendimi i Koçiut, ironia e Florjan Binajt: Ndalohen monopatinat, le të marshojnë betonieret 4 hours ago
“Zgjidhni luftën ose e bëjmë ne!” Trump kërcënon Putin me dërgimin e raketave Tomahawk 4 hours ago
Çmimi Nobel për Ekonominë fitohet nga Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt 5 hours ago
“E kemi pritur gjatë këtë moment”, Netanjahu: Trump ka hyrë në historinë e kombit tonë 5 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Technologji

Presidenti malazez kërkon shkarkimin e Nik Gjeloshajt! Gjekmarkaj: Sulm me retorikë kërcënuese

albnews by albnews
4 August, 2025
in Technologji
0
Presidenti malazez kërkon shkarkimin e Nik Gjeloshajt! Gjekmarkaj: Sulm me retorikë kërcënuese
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit shqiptar, Nik Gjeloshaj, duke shkaktuar reagime të forta politike.

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, e cilësoi këtë veprim si kërcënues dhe të dëmshëm për përpjekjet e përbashkëta për një shoqëri europiane.

RelatedPosts

Ekspertët paralajmërojnë: Aplikacionet më të rrezikshme që duhet t’i fshini menjëherë nga telefoni juaj

‘Do të jetë shumë keq’: Frika për shpërthimin e flluskës së inteligjencës artificiale rritet në Silicon Valley

Nobeli në Fizikë u jepet tre shkencëtarëve për punën në informatikën kuantike

Ai kërkoi nga autoritetet shqiptare të reagojnë diplomatikisht dhe të mbështesin komunitetin shqiptar në Mal të Zi. Gjekmarkaj theksoi se respekti për përfaqësimin e drejtë është kyç për stabilitetin dhe integrimin rajonal.

Deklarata e plotë e Gjekmarkajt:

Shqiptarët në Mal të Zi, malsorët dhe qytetarët e Tuzit, kanë qenë dhe mbeten një faktor thelbësor në proceset demokratizuese dhe integruese të Malit të Zi.

Ata kanë kontribuar me përgjegjësi dhe vizion në forcimin e bashkëjetesës ndëretnike, në stabilitetin institucional dhe në orientimin perëndimor të vendit.

Pikërisht për këtë arsye, çdo sulm me retorikë kërcënuese ndaj një përfaqësuesi autentik e autokton si z. Nik Gjeloshaj, personalitet perfaqesues me integritet, Zëvendëskryeministër i Malit të Zi, dhe aq më tepër kur vjen nga vetë Presidenti i Republikës, z. Jakov Milatović, është jo vetëm preokupues , por përbën një cenim të drejtpërdrejtë të përfaqësimit të shqiptarëve dhe të përpjekjeve të përbashkëta shqiptaro-malazeze për një shoqëri demokratike, gjithëpërfshirëse dhe europiane.

Në këtë kontekst, ftoj Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të ndjekin nga afër këtë ngjarje, të kërkojnë sqarimet e nevojshme nga autoritetet malazeze dhe të mbështesin pa komplekse komunitetin shqiptar në Mal të Zi, në funksion të respektimit të standardeve demokratike dhe të përfaqësimit të drejtë dhe dinjitoz.

Nuk mund të ketë stabilitet afatgjatë dhe integrim europian në rajonin tonë pa barazi reale mes qytetarëve dhe pa respekt institucional për të gjithë komponentët kombëtarë të shteteve tona.

Shpreh mbështetjen time të palëkundur për z. Gjeloshaj dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë në Mal të Zi. Është detyrë e çdo shteti serioz, përfshirë Shqipërinë, të mbrojë interesin kombëtar me dinjitet dhe me përgjegjësi, jo përmes retorikës, por përmes qëndrimeve të qarta dhe veprimit diplomatik.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Donald Trump nënshkruan dokumentin e planit të paqes në Gaza: Na u deshën 3000 vite për këtë

Donald Trump nënshkruan dokumentin e planit të paqes në Gaza: Na u deshën 3000 vite për këtë

13 October, 2025
Vendimi i Koçiut, ironia e Florjan Binajt: Ndalohen monopatinat, le të marshojnë betonieret

Vendimi i Koçiut, ironia e Florjan Binajt: Ndalohen monopatinat, le të marshojnë betonieret

13 October, 2025
“Zgjidhni luftën ose e bëjmë ne!” Trump kërcënon Putin me dërgimin e raketave Tomahawk

“Zgjidhni luftën ose e bëjmë ne!” Trump kërcënon Putin me dërgimin e raketave Tomahawk

13 October, 2025
Çmimi Nobel për Ekonominë fitohet nga Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt

Çmimi Nobel për Ekonominë fitohet nga Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt

13 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result