Grupi i ri “Dëshmorët Palestinezë për Drejtësi” në Britani të Madhe i formuar për të protestuar kundër veprimeve të Izraelit, hyri dhe ndaloi punën në një fabrikë e cila prodhon pjesë ushtarake të përdorura në stërvitjen e pilotëve izraelitë në avionët luftarakë F-16 dhe F-35, transmeton Anadolu.
“The Aftershock”, i cili publikon njoftime për media dhe postime në mediat sociale në mbështetje të Palestinës, publikoi pamje të protestës në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X. Pamjet tregojnë anëtarët e grupit, që e quajnë veten “Dëshmorët Palestinezë për Drejtësi”, duke thyer në orët e mëngjesit me automjet dyert e fabrikës “Moog” në Wolverhampton dhe duke u ngjitur në çati.
Protestuesit u ngjitën në çatinë e fabrikës duke hapur një vrimë në të për të hyrë në linjën e prodhimit dhe ndaluan punën në fabrikë.
Pamjet tregojnë protestuesit të veshur me bluza të shtypura me fotografi të gazetarit Hosam Shabat, akademikut Rifaat al-Arir, mjekut Adnan al-Bersh dhe një fëmije të quajtur Raghad al-Jabri, të gjithë të vrarë në sulmet e Izraelit në Gaza.
Në një deklaratë lidhur me pamjet filmike “The Aftershock” tha se fabrika amerikane “Moog” prodhon pjesë ushtarake të përdorura në stërvitjen e pilotëve izraelitë në avionët luftarakë F-16 dhe F-35 dhe se prodhimi është për kompaninë izraelite të mbrojtjes “Elbit Systems”.
Në deklaratë thuhet se fabrika ka bërë 10 dërgesa në Izrael që nga dhjetori 2024. Ndërsa dy nga aktivistët ndanë pamjet filmike, në të cilat ata u mblodhën para fabrikës dhe i bënë thirrje popullatës që t’i mbështeste.
“Palestina Action”, një grup që zhvillon protesta kundër kompanive që bëjnë biznes me Izraelin në Britani, u shpall organizatë e ndaluar në muajin korrik.