ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
OKB heq sanksionet ndaj presidentit sirian përpara vizitës në Shtëpinë e Bardhë 48 seconds ago
Demokratët festojnë fitoret në zgjedhje. Rifitimi i pushtetit do të jetë më i vështirë 4 minutes ago
Presidenti më i vjetër në botë betohet për mandatin e tetë në Kamerun 8 minutes ago
McDonald’s përballet me masa të reja kundër abuzimit seksual 11 minutes ago
Harry i kërkon falje Kanadasë që mbajti kapelen e LA Dodgers gjatë Serisë Botërore 14 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Osmani pret të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, diskutohet mbi sigurinë rajonale

albnews by albnews
28 August, 2025
in Kosova
0
Osmani pret të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, diskutohet mbi sigurinë rajonale
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Rene Troccaz, me të cilin diskutoi zhvillimet politike në Kosovë dhe çështjet e sigurisë rajonale.

Sipas njoftimit nga Presidenca, takimi u fokusua në orientimin strategjik të Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe përkushtimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

RelatedPosts

Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

EMRAT/ Dy vëllezërit u vranë nga kunati, detajet nga ngjarja tragjike

E rëndë në Malishevë! Dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit

Osmani theksoi se reformat, sundimi i ligjit dhe përmbushja e standardeve evropiane mbeten prioritetet kryesore të Kosovës.

Ajo përmendi zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe të shumicës së nënkryetarëve si hapa të rëndësishëm për stabilitetin politik dhe funksionimin demokratik të institucioneve.

Lidhur me hapjen e urës së re mbi lumin Ibër dhe ndërtimin e një ure shtesë, Osmani shprehu mbështetjen e saj, duke vlerësuar rolin e urave në integrimin dhe afrimin e qytetarëve përmes lehtësimit të lëvizjes dhe bashkëpunimit.

Ajo rikujtoi se mbyllja e urës kryesore në Mitrovicë në vitin 1999 nuk u bë për arsye sigurie, por për shkak të vendimeve politike të dëmshme, dhe se është për keqardhje që, edhe pas 10 vitesh nga marrëveshja e Brukselit për hapjen e saj, ura mbetet e mbyllur.

Presidentja theksoi se tensionet në veri të Kosovës nuk shkaktohen nga urat, por nga veprimtaria kriminale dhe destabilizuese e strukturave ilegale të financuara nga Serbia, si ato të lidhura me Milan Radojçiqin.

“Janë këto struktura që krijojnë frikë dhe tensione, jo infrastruktura që synon të bashkojë komunitetet,” deklaroi ajo.

Duke komentuar masat kufizuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Osmani i cilësoi ato të padrejta, duke argumentuar se dëmtojnë qytetarët, proceset demokratike dhe zhvillimin e vendit, si dhe cenojnë kredibilitetin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Në përfundim, presidentja riafirmoi angazhimin e Kosovës për të qenë një partner i besueshëm në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

OKB heq sanksionet ndaj presidentit sirian përpara vizitës në Shtëpinë e Bardhë

OKB heq sanksionet ndaj presidentit sirian përpara vizitës në Shtëpinë e Bardhë

7 November, 2025
Demokratët festojnë fitoret në zgjedhje. Rifitimi i pushtetit do të jetë më i vështirë

Demokratët festojnë fitoret në zgjedhje. Rifitimi i pushtetit do të jetë më i vështirë

7 November, 2025
Presidenti më i vjetër në botë betohet për mandatin e tetë në Kamerun

Presidenti më i vjetër në botë betohet për mandatin e tetë në Kamerun

7 November, 2025
McDonald’s përballet me masa të reja kundër abuzimit seksual

McDonald’s përballet me masa të reja kundër abuzimit seksual

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result