Qeveria po përgatit detajet të një sistemi të ri për të menaxhuar imigracionin pas periudhës Brexit, deklaroi ambasadorja britanike në Romë, Jill Morris.
”Çfarëdo që të ndodhë do të përfundojë brenda 2020, sipas nevojave të ekonomisë sonë”, shtoi ajo duke iu përgjigjur pyetjeve nga gazetarët për modelin e migracionit australian, të cilin dëshiron ta implementojë Britania e Madhe.
Morris kujtoi se kryeministri britanik Boris Johnson ditët e kaluara nisi një program të ri të skemës së vizave për studiuesit dhe shkencëtarët.