Anglia ka shkërmoqur Serbinë në mes të Beogradit. “Tre Luanët” u treguan të pamëshirshëm duke iu shënuar 5 gola.
I pari erdhi nga kapiteni Harry Kane dhe pas 2 minutash Madueke dyfishoi shifrat. Kështu u mbyll pjesa e parë. Në të dytën gjithçka shkoi edhe më keq për kombëtaren e drejtuar nga Stojkoviç.
Konsa trefishoi shifrat në 52-ën dhe më pas Serbia ngeli me 10 lojtarë për shkak se Milenkoviç u ndëshkua me karton të kuq. Më pas erdhi dhe goli i katërt nga Guehi. Sfida u vulos nga Rashford me penallti në të 90’.
Me këtë fitore Anglia i bën nder edhe Shqipërisë përsa i përket situatës në grupin K.
https://hoofootay4.spotlightmoment.com/embed/9SVKfGpLNKBwg