Polici kërcënoi forcat Shqiponja në postbllok në Shkodër: Do t’ju hapim barkun me plumba

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër, ku forcat Shqiponja janë kërcënuar nga dy persona teksa ndodheshin në një postobllok në hyrje të qytetit.

Dy shtetas janë ndalur pranë forcave Shqiponja duke i kërcënuar me fjalët “do t’ju hapim barkun me plumba” dhe më pas janë larguar.

Menjëherë efektivët janë vënë në ndjekje te tyre duke arritur që t’i ndalojnë. Dy personat janë shoqëruar në policinë vendore te Shkodrës.

Njëri prej të shoqëruarve, efektiv policie në radhët e Forcave Kombëtare të Sigurisë. Në momentin e kërcënimit nuk ka qenë në shërbim policor.

Janë të paqarta arsyet e këtij kërcënimi për efektivët e policisë. 

Share This Article