Presidenti Hashim Thaçi në një intervistë për “Bloomberg”, ka thënë se beson që viti 2019, do jetë viti i marrëveshjes “unë dua të besoj se viti 2019 do të jetë viti i marrëveshjes”, ngase sipas tij, kjo është mënyra më e mirë që vendet tona dhe i tërë Ballkani Perëndimor të mund të ecin përpara.
Duke folur për këtë marrëveshje, i pari i Kosovës, ka thënë se një marrëveshje e tillë do duhej të mbyllte “të gjitha çështjet e pazgjidhura në mes të Kosovës dhe Serbisë”.
I pyetur se pse ishte optimist se dallimet mund të kapërcehen tani, ai ka thënë se tani ekziston një “momentum i ri me fokus dhe vëmendje të shtuar të BE-së, Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë për të arritur një marrëveshje, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara”.
Ndërsa, kur është pyetur nëse ka presion që të kryhet marrëveshja para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në muajin maj, ai ka thënë “Sa më shpejtë aq më mire”.