ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim 6 hours ago
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën 6 hours ago
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm 7 hours ago
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim 8 hours ago
“Rregullorja u asgjësua”, Berisha: Ky është parlamenti i karteleve të drogës 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Ia rrëfeu të atit krimin! Zbulohet identiteti i autorit, si u vu në pranga vrasësi i Charlie Kirk

albnews by albnews
12 September, 2025
in Bota
0
Ia rrëfeu të atit krimin! Zbulohet identiteti i autorit, si u vu në pranga vrasësi i Charlie Kirk
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Autoritetet amerikane kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk, ngjarje që tronditi opinionin publik në Shtetet e Bashkuara. Sipas burimeve të cituara nga Daily Mail, i dyshuari është Tyler Robinson, 22 vjeç, banor i Utah, i cili u vu në pranga të enjten në mbrëmje në pjesën jugore të shtetit.

Robinson, student me bursë në Universitetin Shtetëror të Utah, dyshohet se vrau Kirk me një plumb të vetëm gjatë një rally-je në Universitetin Utah Valley, në qytetin Orem, pasditen e së mërkurës.

RelatedPosts

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

Kryeministri i Polonisë paralajmëron: Sulmi rus me dron është kërcënim për gjithë Evropën

Ngjarja shkaktoi kaos dhe një operacion të madh kërkimi, pasi autori u largua nga skena duke u hedhur nga çatia e një ndërtese dhe duke u zhdukur në një lagje aty pranë. Për kapjen e tij autoritetet ofruan një shpërblim prej 100 mijë dollarësh.

Ia rrëfeu të atit krimin! Zbulohet identiteti i autorit, si u vu

Sipas hetimeve paraprake, Robinson kishte rrëfyer aktin e tij para të atit, Matt Robinson, një ish-efektiv me 27 vite shërbim në Departamentin e Sherifit të Qarkut Washington. Babai i tij kontaktoi menjëherë autoritetet dhe ndihmoi në sigurimin e të birit përpara se policia ta arrestonte.

Nëna e të dyshuarit, Amber Robinson, punon në një kompani që ofron shërbime mbështetëse për persona me aftësi të kufizuara në Utah.

Familja jeton në një banesë me gjashtë dhoma, shkruajnë mediat amerikane, me vlerë rreth 600 mijë dollarë në qytetin Washington, rreth 260 milje larg vendit të krimit.

Ia rrëfeu të atit krimin! Zbulohet identiteti i autorit, si u vu

Guvernatori i Utah, Spencer Cox, deklaroi në një konferencë për shtyp se “e kapëm”, duke theksuar bashkëpunimin e familjes në identifikimin e autorit.

Cox bëri të ditur se hetuesit kanë mësuar nga familjarët se Robinson së fundmi ishte bërë më aktiv politikisht dhe kishte shprehur pakënaqësi ndaj Kirk, duke e përshkruar atë si “plot urrejtje”.

Po sipas guvernatorit, gëzhojat e armës së përdorur mbanin të gdhendura mesazhe antifashiste, përfshirë referenca ndaj këngës italiane “Bella Ciao” dhe një tjetër mbishkrim ironik.

Ia rrëfeu të atit krimin! Zbulohet identiteti i autorit, si u vu

Pamje të publikuara më herët treguan një figurë duke u larguar nga një çati menjëherë pas të shtënave, ndërsa disa persona u ndaluan gabimisht gjatë hetimeve fillestare. Drejtori i FBI-së, Kash Patel, konfirmoi se ata u liruan pas marrjes në pyetje.

Donald Trump, mik i ngushtë i Kirk, reagoi në një intervistë për Fox News duke përshëndetur arrestimin dhe duke zbuluar se “dikush shumë pranë të dyshuarit” e kishte dorëzuar.

Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur motivin e sulmit, por kanë paralajmëruar se Robinson mund të përballet me dënim me vdekje nëse shpallet fajtor.

Ia rrëfeu të atit krimin! Zbulohet identiteti i autorit, si u vu

Charlie Kirk, 31 vjeç, baba i dy fëmijëve dhe figurë e njohur e lëvizjes MAGA, ishte duke folur para studentëve kur u qëllua.

Ai humbi jetën menjëherë pas plagosjes, duke shënuar një nga atentatet më të bujshme politike të viteve të fundit në SHBA.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

Vrasja e Charlie Kirk, presidenti amerikan: Autori i dyshuar është në paraburgim

12 September, 2025
SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën

12 September, 2025
SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar: Ishte i njëanshëm

12 September, 2025
“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

“E kam adhuruar kreativitetin e Zhegrovës”, drejtuesi i Juventusit: Është pikërisht ai që po kërkonim

12 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result