Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin e Kamchatsky në Lindjen e Largët të Rusisë, në orët e para të mëngjesit të së shtunës, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS). Tërmeti ndodhi në orën 06:37 me orën lokale, me epiqendër në brigjet e qytetit Petropavlovsk-Kamchatsky dhe në një thellësi prej 39.5 kilometrash.
Qendra Amerikane e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor njoftoi se ekziston rreziku i valëve të rrezikshme përgjatë brigjeve brenda një rrezeje prej 300 kilometrash nga epiqendra.
Autoritetet ruse kanë lëshuar një paralajmërim për cunami dhe kanë vënë në gatishmëri të lartë shërbimet emergjente, duke u kërkuar banorëve të shmangin zonat bregdetare dhe plazhet. Deri tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.