ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 1 hour ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 2 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 3 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 3 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 6 hours ago
Next
Prev
Home UK

ShBA-ja e Britania e zbulojnë paktin për energjinë bërthamore, premtohen mijëra vende pune

albnews by albnews
15 September, 2025
in UK
0
ShBA-ja e Britania e zbulojnë paktin për energjinë bërthamore, premtohen mijëra vende pune
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe pritet të nënshkruajnë një marrëveshje domethënëse me qëllim të përshpejtimit të zhvillimit të energjisë bërthamore.

Ky plan pritet që të krijojë mijëra vende pune dhe ta forcojë sigurinë energjetike të Mbretërisë së Bashkuar, raporton televizioni BBC.

RelatedPosts

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Jeta (dhe vdekja e çuditshme) e një prej kompozitorëve më të talentuar të Britanisë

Pakti pritet të nënshkruhet gjatë vizitës shtetërore të presidentit amerikan, Donald Trump, në Britaninë e Madhe këtë javë. Të dyja palët shpresojnë se marrëveshja do të sjellë miliarda dollarë investime private.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se dy vendet “do të ndërtojnë një epokë të artë bërthamore” që do t’i vendosë ato “në krye të inovacionit global”.

Qeveria britanike ka thënë se prodhimi i më shumë energjie bërthamore mund të sjellë zvogëlim të kostos në faturat e amvisërive, të krijojë vende pune, ta forcojë sigurinë energjetike dhe ta luftojë ndryshimin e klimës.

Marrëveshja e re, e njohur si Partneriteti Atlantik për Energji të Avancuar Bërthamore, synon që ta bëjë më të shpejtë procesin e ndërtimit të centraleve të energjisë bërthamore nga kompanitë në të dyja vendet.

Pakti do të sjellë thjeshtim të miratimeve nga rregullatorët, duke e shkurtuar periudhën mesatare të licensimit për projekte bërthamore nga katër në vetëm dy vjet.

Një qëllim tjetër i marrëveshjes janë edhe partneritetet komerciale mes kompanive britanike e amerikane dhe, në këtë drejtim, pritet të njoftohen një numër bashkëpunimesh.

Kyç në mesin e planeve është një propozim i grupit bërthamor amerikan “X-Energy” dhe kompanisë britanike të energjisë, “Centrica”, për të ndërtuar deri në 12 reaktorë bërthamorë të avancuar në Hartlepool, me potencial për të furnizuar me energji 1,5 milion shtëpi dhe për të krijuar deri në 2.500 vende pune./Nacionale

Tags: britani shbatrump ne britani
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result