ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani 2 hours ago
Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord 2 hours ago
Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona 3 hours ago
Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj 3 hours ago
Kërkesa e Donald Trump-BE shtyn prezantimin e paketës së sanksioneve ndaj Rusisë 3 hours ago
Next
Prev
Home UK

Ishulli i vogël i pushtuar nga Britania, për të penguar Bashkimin Sovjetik

albnews by albnews
16 September, 2025
in UK
0
Ishulli i vogël i pushtuar nga Britania, për të penguar Bashkimin Sovjetik
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga: Esther Hurst / BBC

Shtatëdhjetë vjet më parë, Perandoria Britanike pretendoi copën e saj të fundit të territorit – një ishull të shkretë dhe të pabanuar, 260 milje (420 kilometra) në perëndim të Hebrideve të Jashtme të Skocisë. Në vitin 1955, një komandant i Marinës Mbretërore i tregoi BBC-së për sigurimin e Rokollit [Rockall], i cili edhe sot mbetet objekt i pretendimeve rivale.

RelatedPosts

Si një bisedë në WhatsApp çoi në shkatërrimin e një perandorie droge milionëshe në Britani

Kryeministri britanik thotë se do të dërgojnë avionë të forcave mbretërore në Poloni pas hyrjes së dronëve rusë

Google paralajmëron investim 5 miliardë stërlinash në inteligjencën artificiale në Britani përpara vizitës së Trump

Në vitin 1956, natyralisti britanik James Fisher e përshkroi Rokollin si “shkëmbin më të izoluar të vogël në oqeanet e botës” – dhe, me të drejtë. Ishulli Rokoll është gati i paimagjinueshëm për nga largësia, në një udhëtim 11-orësh me varkë nga Hebridet e Jashtme të Skocisë dhe gjithashtu është tepër i vogël, vetëm 25 metra i gjerë, me majën që ngrihet 17 metra mbi nivelin e detit. Pjesa më e madhe përbëhet nga graniti i zhveshur dhe pothuajse vertikal, me vetëm një sipërfaqe të vogël, 3.5 me 1.3 metra, që është mjaftueshëm e sheshtë për të qëndruar në këmbë në të. Megjithëse kjo dalje shkëmbore e dhëmbëzuar mund të duket e parëndësishme, Mbretëresha Elizabeth II autorizoi aneksimin e Rokollit më 14 shtator të vitit 1955, duke urdhëruar Marinën Mbretërore të “marrë në zotërim ishullin në emrin tonë”.

Pozicioni i saktë i Rokollit u hartua për herë të parë nga kapiteni i Marinës Mbretërore, ATE [Alexander Thomas Emeric] Vidal, në vitin 1831, por vetëm në vitin 1949 Rokolli u bë më i njohur – pasi emri i tij iu dha njërës prej zonave në parashikimin e motit detar të BBC-së. Rreth asaj kohe, qeveria britanike e kuptoi rëndësinë strategjike të Rokollit. Me intensifikimin e Luftës së Ftohtë dhe patrullimin e rregullt të nëndetëseve të NATO-s dhe atyre sovjetike në Atlantikun e Veriut, sigurimi i Rokollit u pa si çelës për kontrollin e hapësirës detare. Për më tepër, 370 kilometra në lindje, në Hujstin Jugor në Hebridet e Jashtme, Britania kishte ngritur vendin e parë të testimit për raketat bërthamore nën udhëheqjen amerikane. Dokumentet e NATO-s, të deklasifikuara në vitin 1970, zbuluan frikën e qeverisë se “agjentët armiqësorë” mund të vendoseshin në Rokoll për të spiunuar rezultatet e testeve.

Një anije matëse e Marinës Mbretërore, HMS Vidal, arriti në shkëmb më 15 shtator 1955, por do të duheshin edhe tre ditë të tjera – derisa erërat e forta të qetësoheshin – për të lejuar një helikopter të ulte mbi të, me çikrik, tre marinarë mbretërorë – së bashku me James Fisherin, një shkencëtar civil. Aty, burrat ngritën flamurin britanik dhe e shpallën zyrtarisht ishullin pronë të Britanisë. “Kisha një udhëzim nga Madhëria e Saj për ta aneksuar ishullin Rokoll në emrin e saj”, i tha komandanti Richard Connell – kapiten i HMS Vidalit – gazetarit të BBC-së, Neville Barker, pak pas zbritjes. “Dërguam një sinjal në Admiralitet që thoshte: ‘Operacioni Rokoll përfundoi me sukses’. Për një sinjal të tillë, nuk kam qenë kurrë kaq i lumtur në jetën time”.

Fisherit iu ngarkua detyra për të marrë mostra shkëmbore nga ishulli, për t’u studiuar nga Shoqata Gjeologjike Britanike. Rokolli u formua nga mbetjet e një vullkani të eroduar dhe graniti i gjetur aty ishte “goxha unik”, tha Fisher për BBC-në. Vite më vonë, gjeologët që studiuan granitin e Rokollit identifikuan një mineral të ri – Baziritin – që nuk ishte zbuluar askund tjetër në botë.

Në vitin 1955, aneksimi i Rokollit kishte të bënte me sigurimin kombëtar. Por, brenda disa dekadash, qeveria filloi të shqetësohej më shumë për sigurimin e të drejtave mbi ujërat e pasura me peshk të Rokollit dhe për rezervat potencialisht të mëdha të naftës në shtratin detar. Irlanda, Islanda dhe Danimarka (duke vepruar në emër të Ishujve Farou të Danimarkës) kishin nisur të pretendojnë këto ujëra të pasura. Të vendosur për të forcuar pronësinë britanike, Parlamenti votoi për të përfshirë zyrtarisht Rokollin në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 1972, duke e bërë pjesë të Ishujve Perëndimorë të Skocisë.

Megjithatë, asnjë shtet tjetër nuk e njohu pretendimin e Mbretërisë së Bashkuar. Një goditje tjetër erdhi në vitin 1982, kur u ratifikua Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit, e cila në thelb ndalonte përdorimin e shkëmbinjve të pabanuar dhe pa ekonomi si bazë për pretendime territoriale. Kjo do të thoshte se zotërimi i Rokollit nuk do të ishte më vendimtar në betejën për të drejtat e naftës në fundin e detit poshtë tij.

Ishte një dëshirë patriotike për të ripohuar pretendimin e Britanisë mbi ishull, ajo që shtyu ish-ushtarin e Forcave Speciale Ajrore, Tom McClean, të ngrejë një kamp në Rokoll në vitin 1985. Ai kaloi atje 40 ditë dhe net, në përpjekje për të dëshmuar se shkëmbi mund të mbështes banimin njerëzor, duke jetuar në atë që ai e përshkroi si një “kuti prej druri” dhe duke u bërë personi i parë i njohur që ka banuar ndonjëherë në Rokoll. Kur Mbretëria e Bashkuar e aneksoi për herë të parë ishullin në vitin 1955, “asnjë vend tjetër nuk ishte i interesuar”, i tha McClean programit World at One të BBC-së. “Kjo vazhdoi për rreth 10, 20 vjet dhe pastaj nafta filloi të shfaqej dhe të gjithë u interesuan për Rokollin”.

McClean nuk ishte i vetmi që banoi në Rokoll me qëllim të shprehjes së një deklarate politike. Në qershor të vitit 1997, tre aktivistë të Grinpisit [Greenpeace] zbritën me helikopter për të shpallur Rokollin si kryeqytet të një mikro-shteti krejtësisht të ri – “Shteti Global i Uejvlendit [Waveland]” – si pjesë e një akti protestues kundër dhënies së licencave për nxjerrje mineralesh nga qeveria në atë zonë. Grinpisi tha se dëshironte ta “huazonte” ishullin deri sa ai të “çlirohej nga kërcënimi i zhvillimit”, duke ofruar shtetësi të Uejvlendit për këdo që ishte i gatshëm të jepte betimin e besnikërisë.

Aktivistët kaluan gjithsej 42 ditë në ishull, duke thyer rekordin e McCleanit. Pak kohë më pas, Mbretëria e Bashkuar më në fund pranoi se Rokolli ishte, ligjërisht, një “shkëmb” – kur në korrik të vitit 1997 iu bashkua Konventës së Kombeve të Bashkuara për Detet. Brenda natës, Britania hoqi dorë nga të drejtat për peshkim dhe nxjerrje mineralesh në një zonë me rreze 200 milje përreth Rokollit, duke shkaktuar protesta nga peshkatarët e zemëruar për humbjen e zonave të pasura të peshkimit. Sipërfaqe të mëdha deti u përcaktuan si “ujëra ndërkombëtare” dhe u hapën për negociata mes palëve të interesuara – debate që vazhdojnë edhe sot.

Laburisti skocez, Lordi Kennet – një ish-detar – ka thënë për Rokollin: “Nuk mund të ketë vend më të shkretë, më të dëshpëruar, më të tmerrshëm për t’u parë në botë”. Por, kjo nuk e ka ndalur luftën mes disa shteteve për ujërat fitimprurëse përreth ishullit – dhe kjo dalje e zymtë shkëmbore vazhdon të tërheqë aventurierët. Njëri prej tyre, Nick Hancock, mbijetoi në shkëmb për 43 ditë në vitin 2014, duke vendosur një rekord të ri botëror. Megjithatë, kushtet e pamëshirshme kanë sjellë fatkeqësi për të tjerët. Në vitin 2023, veterani i Ushtrisë, Cam Cameron, duhej të shpëtohej në gjysmën e përpjekjes së tij për rekord botëror, pasi moti i keq ia dëmtoi pajisjet. “Nuk mendoj se ka ndonjë gjë më të frikshme sesa të jesh në atë shkëmb – 300 milje larg njerëzve, 200 milje larg copës më të afërt të tokës”, i tha ai programit Sunday Show të BBC-së. “Ishte një kohë e vetmisë”. /Telegrafi/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani

Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani

16 September, 2025
Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

16 September, 2025
Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona

Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona

16 September, 2025
Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj

Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result