Trump: Ushtarët rusë po vriten në një shkallë më të lartë se ata ukrainas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë qëndrimit në Britani të Madhe është pyetur për deklaratën e tij se e ka zhgënjyer presidenti rus, Vladimir Putin.

“Po, më ka zhgënjyer”, u përgjigj ai, duke riafirmuar qëndrimin e tij.

“Ai po vret shumë njerëz dhe, për të qenë i sinqertë, po humb më shumë njerëz sesa po vret – ushtarët rusë po vriten në një ritëm më të lartë se ushtarët ukrainas”, deklaroi lideri amerikan, raporton skynews.

Trump përsërit pretendimin se lufta nuk do të kishte nisur kurrë nëse ai do të ishte president i SHBA-së në vitin 2022.

Share This Article