Kryetari
i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është nderuar me çmimin “Udhëheqësi më i
mirë i Evropës Juglindore për mbështetjen e zhvillimit ekonomik nëpërmjet
digjitalizimit”.
Ky
çmim iu nda nga Forumi Botëror i Investitorëve “World Business Angels
Investment Forum” (WBAF), që punimet po i mban në Stamboll të Turqisë.
Në
garë për këtë çmim ishin konkurrente me Kosovën disa vende të Evropës
Juglindore, përfshirë Serbinë, Bullgarinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe
Greqinë, por bordi i Forumit kanë vlerësuar kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe
Republikën e Kosovës me vizionin më të qartë për zhvillimin e inovacionit dhe
ekonomisë nëpërmjet digjitalizimit.
“Zonja
dhe zotërinj, Forumi Botëror i Investitorëve është krenar për të njoftuar
Shkëlqesinë e tij Z. Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
si fitues i çmimit për Udhëheqësin më të Mirë të Evropës Juglindore në
mbështetje të zhvillimit ekonomik përmes digjitalizimit. Është nder ta prezantoj
këtë çmim për Kryetarin e Kuvendit të Kosovës i cili ka dhënë kontribut të
çmuar dhe vizion të qartë si lider për mbështetjen e ideve dhe projekteve
inovative në Kosovë”, u tha në prezantimin e çmimit për Kryeparlamentarit
Veseli.
Pasi
mori çmimin para më shumë se 200 investitorëve globalë dhe përfaqësues të
vendeve të ndryshme, kryeparlamentari Veseli tha se këtë çmim ia dedikon rinisë
inovatore të Kosovës.
“Për
vetëm 20 vjet kemi arritur të shndërrohemi nga një popull i të mbijetuarve në
një popull të inovatorëve. Shteti ynë, ashtu si dhe bota në përgjithësi, sot më
shumë se kurrë ka nevojë për shpirtin ndërmarrës dhe inovator. Unë do të jem
gjithmonë aty për ta ndihmuar rininë e vendit tim për ta zhvilluar shtetin
tonë”, ka deklaruar Kryeparlamentari Kadri Veseli.
Ai
ftoi investitorët e pranishëm në këtë Forum që të vizitojnë Kosovën dhe të
shohin potencialet e shumta që ka vendi për investime në fusha të ndryshme,
duke i siguruar se do të gjejnë bashkëpunëtorë të denjë në shtetin më të ri në
Evropë.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.