ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent 2 hours ago
BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave 2 hours ago
Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë 2 hours ago
Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri? 2 hours ago
Video/ Fitorja e Dembeles ‘trondit’ Barcelonën, rrjeti nxit xhelozi te Barcelona pas reagimit të çuditshëm të Raphinhas 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent

albnews by albnews
23 September, 2025
in Shqiperia
0
Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Komisioni i Ligjeve në Bashkinë e Tiranës ka futur në rendin e ditës propozimin e socialistëve për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Nga 15 anëtarë të komisionit, të gjithë votuan pro, ndërsa këshilltari i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj, nuk mori pjesë në votim. Vendimi për shkarkimin e Veliajt pritet të merret sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në orën 16:00.

RelatedPosts

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

Shpërndante përmbajtje pornografike të të miturve, arrestohet 24-vjeçari 

Në Komisionin e Ligjeve, opozita u shpreh pro shkarkimit, por kërkoi që Veliaj të ishte i pranishëm në seancë, në mënyrë që procedura të jetë e ligjshme dhe të mos i japë atij mundësinë të rikthehet më pas me një vendim gjyqësor.

Anëtari i Këshillit, Endri Shabani, tha se nuk pati dakordësi për kërkesën e opozitës.

“Jam pro shkarkimit. Nuk janë përfshirë kërkesat e opozitës. U diskutua dhe çështja për të qenë prezent, por kjo lidhet me prokurorinë. Është fakt kronologjik. Veliaj që prej 10 shkurtit është në burg dhe ligji është shumë i qartë. Pas tre muajsh, Këshilli Bashkiak i propozon Këshillit të Ministrave shkarkimin e tij. Debati ishte që nuk u përfshinë kërkesat e opozitës. Kam qenë i pari që kam kërkuar shkarkimin e Veliajt, por sot i erdhën mendtë anëtarëve të Partisë Socialiste dhe po e votojnë. Më mirë vonë se kurrë! Nuk pati darkordësi për të dëgjuar Veliajn. Ata thoshin të vijë në çdo kohë, por e pengon prokuroria. Erion Veliaj po shkarkohet. Shkohet në zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Shabani.

Edhe demokrati Dorian Teliti tha se shkarkimi i Veliajt duhet të bëhet sipas procedurave.

“U deshën 7 muaj kohë nga ana e mazhorancës. Tirana nuk po funksionon. Incineratori po merr 1.1 milionë euro çdo muaj. Mendtë u erdhën. Më mirë vonë se kurrë, ndonëse qëndrimi i PD dhe aleatëve mbetet për shkarkimin një orë e më parë të Veliajt dhe ky akt të jetë i ligjshëm. Propozimi për shkarkimin e Veliajt të mos kthehet nesër si instrument në duart e Veliajt për t’u rikthyer me një vendim të Gjykatës Administrative në krye të detyrës. Qëllimi i opozitës është të largojë Veliajn nga zyra, por t’i vendoset dhe trau kthimit të tij në detyrë”, u shpreh Teliti.

Në argumentin për shkarkimin, këshilltarët socialistë i referohen nenit 62 të ligjit për pushtetin vendor, i cili sanksionon nisjen e procedurave për shkarkim në rast se kryebashkiaku nuk paraqitet në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.

Prej shkurtit 2025, kryebashkiaku Veliaj ndodhet në paraburgim, ku po hetohet nga SPAK për disa akuza. Vetë Veliaj ka kerkuar te jete prezent në mbledhje, ndërsa thotë se nuk është njoftuar zyrtarisht  nga Këshilli Bashkiak për këtë mbledhje. Nga ana tjetër Këshilli Bashkiak i Tiranës, me një shkresë që mban firmën e sekretarit të Këshillit, i bëri me dije Veliajt se në rast pamundësie për të qenë prezent, qëndrimet e tij mund t’i paraqesë me shkrim.

Shkarkimi i Erion Veliajt do i hapte rrugën mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë më të madhe në vend. Më herët Partia Socialiste ka shpallur edhe kandidaturën e Ogerta Manastirliut për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent

Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent

23 September, 2025
BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

23 September, 2025
Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë

Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë

23 September, 2025
Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result