Princi Harry ka nisur një sulm të ri ndaj zyrtarëve të lartë të Pallatit të Buckinghamit, duke i akuzuar ata se dëmtojnë përpjekjet e tij për të rregulluar marrëdhënien me të atin, Mbretin Charles. Ai pretendon se njerëz anonim brenda pallatit po i japin mediave informacione të rreme me qëllim që mos të lejojnë përmirësimin e mardhënjëve me të atin. Sipas bashkëpunëtorëve të ngushtë, Princi Harry beson se zyrtarët e lartë të pallatit po zhvillojnë një fushatë të fshehtë për të ngrirë çdo përpjekje për të kontaktuar me të atin.
“Marrëdhënia midis Princi Harry dhe Mbretit është një çështje private midis tyre të dyve. Burrat me kostume gri duhet të qëndrojnë larg”, tha një burim pranë Harry-t .
Kjo ngjarje u pëekeqësua kur nje raport i The Sun, tha se se kishte plane për një ribashkim gradual publik midis babait dhe të birit. Por, menjëherë pas kësaj, rrjedhje të tjera informacioni në shtyp pohuan se Harry-t nuk do t’i lejohej kurrë të kthehej si një anëtar i familjes mbretërore. Protothema raportoi se, takimi i parë i Harry-t me Charles-in në Clarence House u paraqit nga disa media si formal dhe i shkurtër. Në një deklaratë zyrtare, zëdhënësi i tij theksoi se raportimet ishin trillime të pastra nga persona që duan të sabotojnë pajtimin.
Në të njëjtën kohë, ai sqaroi se Harry i dha të atit një portret familjar të vendosur në kornizë për ditëlindjen e tij, por mohoi që fotografia e paraqiste veten me Meghan-in dhe fëmijët e tyre, siç raportuan disa media. Pavarësisht përpjekjeve për t’u rilidhur me të atin, marrëdhënia e Harry-t me vëllain e tij, Princin William mbetet e ftohtë. Burim kanë thënë se William është në një pikë ku nëse përmendet emri i Harry-t, ai do të kërkojë që biseda të ndalet menjëherë.
The Sun mbrojti raportimin e saj, duke pretenduar se burimet e saj ishin të besueshme dhe se zyra e Mbretit kishte të drejtë të përgjigjej para publikimit. Megjithatë, Pallati i Buckinghamit nuk pranoi të komentonte, duke lënë tensionin të vazhdonte dhe imazhin publik të familjes mbretërore në qendër të një debati të ashpër.




