ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës 7 minutes ago
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës 10 minutes ago
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain 13 minutes ago
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping 16 minutes ago
Pesë mësime nga fjalimi i Starmer në konferencë 18 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Protestë masive në Madagaskar, 22 të vdekur, presidenti shpërndan qeverinë

albnews by albnews
30 September, 2025
in Bota
0
Protestë masive në Madagaskar, 22 të vdekur, presidenti shpërndan qeverinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina, ka shpallur shpërndarjen e qeverisë së tij pas disa ditësh protestash të udhëhequra nga të rinjtë, të cilët kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar ndërprerjet e gjata të furnizimit me ujë dhe energji elektrike në vend.

“Ne pranojmë dhe kërkojmë ndjesë nëse anëtarët e qeverisë nuk i kanë kryer detyrat që u janë caktuar”, deklaroi Rajoelina në një fjalim drejtuar kombit të hënën mbrëma, nëpërmjet televizionit shtetëror Televiziona Malagasy.

RelatedPosts

Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

Trump dhe Hegseth shpallin fundin e lidershipit ‘politikisht korrekt’ në ushtrinë amerikane

Lëvizja e quajtur Gjenerata Z ka mobilizuar mijëra të rinj në protestë që prej së enjtes, në disa qytete të vendit, nën sloganin: “Ne duam të jetojmë, jo të mbijetojmë”.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka dënuar ashpër përdorimin e forcës së panevojshme dhe joproporcionale nga forcat e sigurisë gjatë protestave. Sipas OKB-së, të paktën 22 persona kanë ndërruar jetë dhe mbi 100 janë plagosur. Mes viktimave ka protestues, kalimtarë dhe të tjerë që u përfshinë në plaçkitjet të cilat pasuan trazirat.

Presidenti Rajoelina bëri të ditur se brenda tre ditëve të ardhshme do të pranohen aplikime për një kryeministër të ri dhe më pas do të formohet një qeveri e re. Derisa të zgjidhen emrat e rinj, ministrat aktualë do të vijojnë të ushtrojnë detyrat si të përkohshëm.

Protestat filluan në kryeqytetin Antananarivo, por u përhapën dhe në tetë qytete të tjera. Shtetrrethimi është vendosur nga muzgu deri në agim, pasi janë raportuar episode dhune, plaçkitje dhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmat.

Ministria e Jashtme e Madagaskarit ka hedhur poshtë shifrat e OKB-së, duke i quajtur ato thashetheme.
Në një nga protestat në Antananarivo, një banderolë shkruante: “Ne nuk duam probleme, duam vetëm të drejtat tona.”

Ndërkohë, janë raportuar edhe episode të dhunshme ndaj pronës së disa ligjvënësve, përfshirë djegien e banesave. Lëvizja Gjenerata Z ka mohuar përfshirjen në këto akte, duke akuzuar grupe të paguara për plaçkitje me qëllim që të diskreditojnë protestën.

Kjo krizë konsiderohet si sfida më e madhe për presidentin Andry Rajoelina që nga rizgjedhja e tij për mandatin e tretë në vitin 2023. Ai erdhi fillimisht në pushtet pas protestave masive të vitit 2009, të cilat rrëzuan nga detyra ish-presidentin Marc Ravalomanana.

Presidenti Rajoelina u shpreh se dëshiron të zhvillojë bisedime të hapura me të rinjtë për të adresuar kërkesat e tyre dhe për të gjetur një rrugëzgjidhje për krizën që po përjeton vendi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

Gazeta nis një padi ligjore kundër ndalimit të Reformës

30 September, 2025
Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

Të dënuarit ukrainas që shkëmbejnë burgun me fushën e betejës

30 September, 2025
Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

Aeroporti i ri i Mumbait përballet me probleme trafiku ndërsa përballet me Singaporin dhe Dubain

30 September, 2025
Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

Emigranti burgoset për sulmet në hotelin e azilit në Epping

30 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result