ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kryeministri u bën thirrje studentëve të mos bashkohen me protestat pro-palestineze më 7 tetor 1 minute ago
Nobeli në Fizikë u jepet tre shkencëtarëve për punën në informatikën kuantike 5 minutes ago
Hëna e rrallë e Korrjes së Tetorit që lind të martën shënon superhënën e parë të vitit 2025 8 minutes ago
Ofruesi i hoteleve për azil fiton 180 milionë paund pavarësisht pretendimeve për ushqim të pangrënshëm dhe letër tualeti të racionuar 11 minutes ago
Hajdutët rrëmbejnë arin e Epokës së Bronzit në një grabitje muzeale katërminutëshe 16 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëri: Në 4 vitet e fundit u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit

albnews by albnews
7 October, 2025
in Albania
0
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në 4 vitet e fundit, u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, duke u tkurrur me 14% dhe nxënësit. Ndërmjet 2020 dhe 2024 në të gjithë vendin, janë mbyllur 10 për qind e shkollave të arsimit 9-vjeçar në sistemin publik, teksa numri i nxënësve në këtë cikël të arsimit ka rënë me 14 për qind në të njëjtën periudhë.

Në të gjithë vendin në vitin 2024 ishin 1127 shkolla të ciklit 9-vjecar, ose 104 shkolla më pak se në 2020.

RelatedPosts

Kërcënon xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit Kalaja: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba, kemi nisur luftë

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

Ambasada britanike dënon vrasjen e gjyqtarit Kalaja

Të dhënat e INSTAT sipas qarqeve tregojnë se, Kukësi mban rekordin në rang kombëtar më mbylljen e 22 % të shkollave 9-vjeçare në të gjithë qarkun, i ndjekur nga Gjirokastra dhe Korça -16 dhe -15% secila.

Tendenca është më e theksuar gjithashtu në qarqet Lezhës, Shkodrës dhe Elbasanit me tkurrje rreth 14%.

Në anën tjetër, Tirana mbetet zona më e qëndrueshme, ku numri i shkollave në ciklin 9-vjeçar është shtuar me tre nga 2020 në 2024, duke reflektuar rritjen demografike dhe përqendrimin e popullsisë në kryeqytet.

Edhe Vlora ka një përqindje të ulët, me 5.3% mbyllje, ndërsa Durrësi kishte të njëjtin numër shkollash në 2024 si në 2020.

Gjatë periudhës 2020–2024, numri nxënësve në arsimin 9-vjeçar ka rënë me 36.8 mijë nxënës ose -14.2%.

Fieri dhe Elbasani janë ndër qarqet më të prekura në numër, me më pak se 10 mijë nxënës së bashku.

Ndërkohë, Korça dhe Dibra raportojnë gjithashtu tkurrje të theksuar, me mbi 3 mijë nxënës më pak secila.

Edhe Kukësi, një nga qarqet me emigracionin më të lartë, ka tkurrje me mbi 1,400 nxënës dhe 12 shkolla në vetëm katër vite.

Ndërsa në përqindje tkurrjen më të madhe të nxënësve e kishim Dibra 28.6%, Berati me 25.7% dhe Fieri me 24%.

Nga rënia e numrit të nxënësve nuk përjashtohet edhe Tirana e cila në vitin 2024 kishte rreth 3 mijë nxënës më pak se në vitin 2020, më tkurrje 3.5%.

Në total rrjeti arsimor është tkurrur dhe nxënësit janë pakësuar, nga ana tjetër numri i mësuesve është rritur me mbi 2,100, ç`ka lidhet me riorganizimin e stafit dhe zhvendosjen e burimeve njerëzore drejt zonave urbane.

Teksa numri i shkollave dhe i nxënësve ka pësuar rënie të fortë në katër vitet e fundit, shpenzimet për arsimin po vijnë në rritje.

Por, shpenzimet më të larta për të njëjtin numër nxënësish nuk po përkthehen në cilësi, pasi testimet globale nga PISA për 15-vjeçarët shqiptarë kanë vërtetuar rënie të fortë të njohurive përgjatë 2028-2022./ Monitor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kryeministri u bën thirrje studentëve të mos bashkohen me protestat pro-palestineze më 7 tetor

Kryeministri u bën thirrje studentëve të mos bashkohen me protestat pro-palestineze më 7 tetor

7 October, 2025
Nobeli në Fizikë u jepet tre shkencëtarëve për punën në informatikën kuantike

Nobeli në Fizikë u jepet tre shkencëtarëve për punën në informatikën kuantike

7 October, 2025
Hëna e rrallë e Korrjes së Tetorit që lind të martën shënon superhënën e parë të vitit 2025

Hëna e rrallë e Korrjes së Tetorit që lind të martën shënon superhënën e parë të vitit 2025

7 October, 2025
Ofruesi i hoteleve për azil fiton 180 milionë paund pavarësisht pretendimeve për ushqim të pangrënshëm dhe letër tualeti të racionuar

Ofruesi i hoteleve për azil fiton 180 milionë paund pavarësisht pretendimeve për ushqim të pangrënshëm dhe letër tualeti të racionuar

7 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result