ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Fushata zgjedhore në Kosovë, kandidatët për kryetarë komunash përballen më 12 tetor 1 minute ago
KLGJ letër Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme: Të shtohet numri i policëve brenda gjykatave dhe gjatë seancave gjyqësore 9 minutes ago
KQZ prezanton raportin vjetor, Celibashi: 50 nga 132 parti politike dorëzuan raportet financiare 11 minutes ago
Von der Leyen: Putini nuk e fsheh përbuzjen e tij për BE-në, dëshiron të ndajë Evropën 1 hour ago
I dënuar në Brazil për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari brazilian 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Hyn në fuqi SEPA, Gonzato: Formalizon ekonominë dhe forcon lidhjet me BE. Sejko: Historike për tregun financiar shqiptar

albnews by albnews
7 October, 2025
in Albania
0
Hyn në fuqi SEPA, Gonzato: Formalizon ekonominë dhe forcon lidhjet me BE. Sejko: Historike për tregun financiar shqiptar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sot hyn në fuqi nisja e transaksioneve të Shqipërisë në SEPA, zonën e pagesave në Euro, një hap historik që e vendos vendin në të njëjtin sistem pagesash me Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare të saj.

Në ceremoninë e nisjes së transaksionit të parë SEPA të Shqipërisë, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, e cilësoi këtë moment si një arritje të prekshme për qytetarët dhe bizneset shqiptare, ku transaksionet do të jenë më të lira dhe më të shpejta.

RelatedPosts

I dënuar në Brazil për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari brazilian

Kërcënon xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit Kalaja: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba, kemi nisur luftë

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

Futja e Shqipërisë në SEPA, tha Gonzato, do të ndihmojë në formalizimin e ekonomisë, përmirësimin e tregtisë dhe forcimin e lidhjeve ekonomike me BE-në.

“Shqipëria dhe Mali i Zi  fillojnë funksionimin e transaksioneve me BE njësoj si çdo anëtar tjetër i kësaj zone përmes SEPA. Kjo është një arritje e prekshme për qytetarët dhe kjo arritje vjen si rrjedhojë e një procesi të gjatë dhe sfidues për përmbushjen e kërkesave të KiE përfshirë edhe luftën kundër pastrimit të parave e domosdoshme për anëtarësimin në SEPA, e cila është pjesë e planit të rritjes për Ballkanin. Në këtë rast përfitimet janë të prekshme për qytetarët. Sot shqiptarët ndihen të barabartë me çdo qytetarët të BE pasi transaksionet do jenë më të lira, më të shpejta dhe më efikase. Kur angazhimet politike ndiqen me vendosmëri sjellin rezultate konkrete me qytetarët dhe tregon se BE është e serioze me mbajtjen e premtimeve të saj nëse përmbushen të gjitha kushtet.

Qytetarët dhe familjet e tyre do kursejnë në dërgesat në para, bizneset do kursejnë kohë dhe para në transaksionet e tyre me partnerët evropianë por edhe turistët mund të bëjnë pagesa pa para në dorë njësoj si në BE duke u ndjerë si në shtëpinë e tyre. Formalizimi i ekonomisë do të përforcohet më tej dhe tregtia do të përmirësohet”, tha Gonzato.

Ambasadori Gonzato theksoi se kjo nismë është pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, që synon më shumë konvergjencë ekonomike e sociale me BE-në.

“Thellimi i reformave për anëtarësimin në BE dhe rritja ekonomike e vendit do të sjellë përfitime të gjithë shoqërisë, bizneset dhe jo vetëm një pakice. Qëllimi ynë është i thjeshtë, më shumë konvergjencë në lidhje ekonomike dhe sociale, përafrim më i shpejtë me rregullat e BE dhe lidhje të ngushta mes BE dhe rajonit. Nëse realizohen këto BE do të lirojë fonde shtesë deri në 1 miliardë euro përfshirë investime të mëdha infrastrukturore”, tha ambasadori.

Në fjalën e tij, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, e cilësoi këtë si një “moment historik për tregun financiar shqiptar”.

Guvernatori shtoi se anëtarësimi në SEPA është rezultat i një rrugëtimi shumëvjeçar të Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve financiare, dhe ftoi bankat të promovojnë shërbimet SEPA dhe të informojnë klientët për përfitimet konkrete.

“Ky nuk është thjesht një zhvillim teknik në sistemin e pagesave, por një gur themeli në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në infrastrukturën financiare evropiane. Ky moment nuk është fryt i rastësisë; ai është rezultat i një rrugëtimi shumëvjeçar të Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve financiare shqiptare, të cilat kanë punuar hap pas hapi për të ndërtuar themelet e një sistemi modern pagesash.

Anëtarësimi në SEPA ishte një objektiv strategjik i Bankës së Shqipërisë, i lidhur drejtpërdrejt me Planin e Ri të Rritjes së Bashkimit Evropian. Banka e Shqipërisë u bën thirrje bankave tregtare dhe institucioneve financiare që të promovojnë aktivisht shërbimet SEPA, të informojnë klientët për përfitimet konkrete dhe të investojnë në përmirësimin e mëtejshëm të platformave digjitale. SEPA përkthen vizionin tonë të integrimit financiar në përfitime të prekshme për qytetarët e bizneset: kosto më të ulëta, shpejtësi më të lartë dhe siguri të shtuar”, tha Sejko.

Hyrja në fuqi e SEPA-s, do të ofrojë transfertat deri në 5 herë më të lira, transaksione më të shpejta e më të sigurta, transparencë dhe efiçencë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Fushata zgjedhore në Kosovë, kandidatët për kryetarë komunash përballen më 12 tetor

Fushata zgjedhore në Kosovë, kandidatët për kryetarë komunash përballen më 12 tetor

7 October, 2025
KLGJ letër Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme: Të shtohet numri i policëve brenda gjykatave dhe gjatë seancave gjyqësore

KLGJ letër Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme: Të shtohet numri i policëve brenda gjykatave dhe gjatë seancave gjyqësore

7 October, 2025
KQZ prezanton raportin vjetor, Celibashi: 50 nga 132 parti politike dorëzuan raportet financiare

KQZ prezanton raportin vjetor, Celibashi: 50 nga 132 parti politike dorëzuan raportet financiare

7 October, 2025
Von der Leyen: Putini nuk e fsheh përbuzjen e tij për BE-në, dëshiron të ndajë Evropën

Von der Leyen: Putini nuk e fsheh përbuzjen e tij për BE-në, dëshiron të ndajë Evropën

7 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result