“Serbia e Vuçiç po ndërhyjnë në zgjedhje, në Kosovë”, Kurti thirrje BE-së: Ndëshkoni Beogradin!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti akuzoi sot Beogradin zyrtar se po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet lokale të së dielës në Kosovë. Ai i kërkoi Bashkimit Europian që të sanksionojë Serbinë për shkak të shkeljes së parimeve të fqinjësisë së mirë dhe shkeljen e marrëveshjes bazë të Brukselit.

“Premtimet për vende pune, joshja përmes përfitimit të mbështetjes financiare, kushtëzimi dhe shantazhi në beneficione sociale dhe deklarimet e zyrtarëve shtetërore të Serbisë se vetëm Lista Serbe e mbron Serbinë në Kosovë siç bëri së fundmi ish-kryeministri i Serbisë, tash këshilltar i presidentit atje, Millosh Vuçeviç, e siç ka bërë edhe vet presidenti i Serbisë, Vuçiç, janë metoda të përsëritura të ndërhyrjes së Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë. Misioni për vëzhgimin e zgjedhjeve i BE në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 kishte evidentuar ndërhyrje e Serbisë në zgjedhjet tona. Ndërhyrjet e shteteve të tjera janë forma të cenimit të demokracisë dhe sovranitetit të atij shteti. E me gjithë këto Serbia nuk ka pasur asnjë pasojë nga Bashkimi Europian andaj Serbia nuk po ndryshon sjellje. Kjo ndërhyrje që bën Serbia tani në zgjedhjet në Kosovë është edhe më e rëndë sesa ajo e Rusisë në Europë”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Kreu i ekzekutivit të Prishtinës tha se Serbia nuk po ndryshon sjellje pasi nuk po ka pasoja për veprimet e saj.

“I bëjmë thirrje BE që ta dënojnë ndërhyrjen e Beogradit zyrtar në zgjedhjet demokratike në Kosovë dhe të sanksionojë Serbinë shtet ky kandidat për anëtarësim në BE për veprime të cilat bien ndesh me parimet e fqinjësisë së mirë dhe shkelin marrëveshjen bazë të Bruskelit”, theksoi Kurti. 

Share This Article