ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade 9 minutes ago
VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja 11 minutes ago
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina 13 minutes ago
Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës 15 minutes ago
‘Një nga gjërat më të mëdha’ – Inovatorët e artit të Nigerisë në ekspozitë në Londër 19 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

“Ndryshoi testamentin së fundi, ia la pasurinë shqiptarit”, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi

albnews by albnews
8 October, 2025
in Albania
0
“Ndryshoi testamentin së fundi, ia la pasurinë shqiptarit”, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nipi i pronarit të vrarë si dhe i vetmi dëshmitar okular për vrasjen e shqiptarit që trondit Finikoundën, dha një dëshmi në lidhje me autorët krimit.

Nipi përshkroi momentet e tmerrit ku shpreh se “ sapo u qëllua xhaxhi im, arrita të vrapoja shpejt dhe u largova”. Ai shtoi se vrasësi arriti ta qëlloi xhaxhain e tij për vdekje.

RelatedPosts

Shqiptarët e burgosur në Belgjikë, pritet marrëveshje mbi transferimin e tyre në Shqipëri

Rama me kryebashkiakun Adams: Po punojmë për fluturime direkte me Nju-Jorkun

Kishte fshehur 10 kg heroinë nën sediljen e fëmijës, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Deri tani deklarata janë marrë nga të afërmit dhe miqtë e pronarit 68-vjeçar, ku dyshohet se ka pasur njerëz që kanë synuar pronën e tij.

Sipas burimeve, pronari 68-vjeçari kishte ndryshuar kohët e fundit testamentin, duke ja lënë kampingut nipit dhe mikut të tij të ngushtë shqiptar, i cili ky i fundit mbeti po ashtu i vrarë.

Ky detaj konsiderohet thelbësor, pasi përmbys dyshimet  e mëparshme dhe forcon mundësinë që krimi të jetë i lidhur me mosmarrëveshje financiare.

Në të njëjtën kohë, ishte lëshuar një ofertë shitjeje prej afërsisht 5 milionë eurosh për shitjen e kampingut, e cila po shqyrtohet gjithashtu si një motiv i mundshëm.

Mësohet se pronari i kampingut ka qenë sulmuar edhe dy herë të tjera në të kaluarën. Rasti i parë ka ndodhur disa muaj më parë, kur një person i panjohur e qëlloi në tëmth me një pistoletë ajrore, ndërsa rasti i dytë përfshinte një sulm fizik brenda ambienteve të biznesit. Këto raste nuk u hetuan, por tani duket se lidhen me vrasjen e dyfishtë.

Policia ka nisur një operacion të gjerë në rajonin e Mesinisë, duke shfrytëzuar çdo provë të disponueshme nga kamerat, telefonat celularë dhe deklaratat e dëshmitarëve.

Ekipet speciale të Shërbimit të Hetimit Penal po analizojnë gjetjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa po hetohet edhe nëse autori i krimit kishte ndonjë lidhje me viktimat apo dinte detaje rreth gjendjes së tyre financiare.

Në të njëjtën kohë, rastet e mëparshme të sulmeve në zonë po shqyrtohen për të përcaktuar nëse ekziston një model i përbashkët ose lidhje me mënyrën e veprimit të vrasësit.

Rasti i Finikoundës ka tronditur të gjithë rajonin e Mesinisë në Greqi. Autoritetet lokale besojnë se autori i krimit kishte motive personale ose financiare dhe mund ta ketë studiuar me kujdes planin e tij.

Pavarësisht faktit se kanë kaluar ditë që nga vrasja, hetimet mbeten të hapura dhe vazhdojnë me intensitet të pandërprerë.

Policia ka shqyrtuar mundësinë e hetimit tek transaksionet financiare të viktimës dhe ndryshimet që ai bëri pak para se të humbiste jetën.

Ndërsa autori i krimit mbetet i lirë, vrasja e dyfishtë në Finikounda vazhdon të shkaktojë tmerr dhe pyetje rreth asaj se kush ose çfarë fshihet pas njërit prej rasteve më të errëta të viteve të fundit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

8 October, 2025
VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja

VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja

8 October, 2025
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

8 October, 2025
Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

8 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result