ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade 15 minutes ago
VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja 17 minutes ago
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina 19 minutes ago
Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës 21 minutes ago
‘NjĂ« nga gjĂ«rat mĂ« tĂ« mĂ«dha’ – InovatorĂ«t e artit tĂ« NigerisĂ« nĂ« ekspozitĂ« nĂ« LondĂ«r 25 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Presidentja Osmani dekoron Infantinon me medalje nderi

albnews by albnews
8 October, 2025
in Kosova
0
Presidentja Osmani dekoron Infantinon me medalje nderi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka dekoruar të mërkurën presidentin e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino me medalje nderi për kontributin e tij në avancimin e rrugës së futbollistëve kosovarë në skenën ndërkombëtare.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit në Prishtinë, Osmani ka thënë se loja e futbollit e ka mbajtur të gjallë shpirtin e shumë fëmijëve qysh prej kohës së luftës në Kosovë më 1999.

RelatedPosts

Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

Kurti: Sapo të fillojë punën Kuvendi, do ta zgjedhim qeverinë e re

Presidentja Osmani takon komandantin e ri të KFOR-it

“NĂ«n udhĂ«heqjen tuaj, FIFA Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« familje me shumĂ« kombe. Kjo pĂ«r KosovĂ«n ka pasur rĂ«ndĂ«si jetike. Ju u keni ndihmuar lojtarĂ«ve tanĂ« qĂ« ta bartin flamurin tonĂ« duke garuar me krenari nĂ« skenat ndĂ«rkombĂ«tare”, ka thĂ«nĂ« Osmani.

Presidenca e ka përshkruar Infantinon si “mik të vërtetë të futbollit” dhe “mik të vërtetë të Kosovës”.

Infantino ka thënë se është i nderuar me medaljen dhe e ka përmendur se prej kur është ngjitur të krye të FIFA-s, e ka pasur të qartë se Kosova do të duhej të pranohej në organizatë, për shkak të përkushtimit që kishte treguar vendi ndër vite.

“Futbolli i bashkon popujt, e bashkon vendin dhe e bën pjesë të një lëvizjeje në Evropë, dhe i bën vajzat dhe djemtë të ëndërrojnë dhe shpresojnë në të ardhmen e tyre”, ka thënë Infantino.

Ai e ka ftuar në skenë ekipin e Kombëtares së Kosovës dhe i ka ftuar të gjithë që të besojnë dhe investojnë në djemtë e ekipit.

PĂ«rgjatĂ« ceremonisĂ«, si Osmani, ashtu edhe Infantino e kanĂ« pĂ«rmendur punĂ«n e madhe qĂ« ka bĂ«rĂ« ish-futbollisti i ndjerĂ«, Fadil Vokrri – nĂ« kapacitetin e kryetarit tĂ« FederatĂ«s sĂ« Futbollit tĂ« KosovĂ«s – pĂ«r tĂ« avancuar rrugĂ«n e futbollit tĂ« lojtarĂ«ve kosovarĂ« nĂ« skenat botĂ«rore.

“Do të doja t’ia dedikoja këtë medalje, këtë nder, Fadil Vokrrit. Fadil Vokrrit dhe gjithë popullit të Kosovës, brenda dhe jashtë Kosovës. E kam takuar Fadilin shumë herë dhe më kujtohet që kur Kosova ishte një vend i ri, sapo kishte lindur, Federata e Futbollit dëshironte të bëhej pjesë e UEFA-s, ku isha unë atëherë, dhe ishte disi pak e vështirë të takohej me dikë prej Kosovës si vend i ri. Më thanë shko dhe takohu me Fadil Vokrrin dhe e takova, diskutuam. Isha përgjegjës edhe për departamentin ligjor të UEFA-s në atë kohë. Po diskutonim për statusin, rregulloret, gjëra të tilla. U deshën vite të tëra. Një herë i thashë, jemi takuar mjaftueshëm, do të shohim çfarë do të ndodhë. Atëherë e kuptova qëndrueshmërinë, rezistencën dhe guximin e popullit të Kosovës që besonte në atë që donte dhe kjo e solli anëtarësimin efektiv në UEFA dhe FIFA”, ka deklaruar Infantino.

Gianni Infantino po e viziton Kosovën për herë të dytë, pas vizitës së tij të parë në shtator 2022, kur ishte takuar me krerët e shtetit, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Kosova u pranua në FIFA vetëm pak muaj pasi Infantino u zgjodh për herë të parë president i saj, në fillim të vitit 2016.

Prej pranimit në organin qeverisës së futbollit botëror, Federata e Futbollit e Kosovës pranon ndihmë financiare prej saj çdo vit përmes programeve për ndërtimin e infrastrukturës, zhvillimin e futbollit të grave, akademitë e të rinjve dhe ngritjen e standardeve profesionale.

Nëntë vjet pas pranimit në FIFA, Kosova është ende në kërkim të kualifikimit për një garë të madhe ndërkombëtare, siç është Kupa e Botës apo Kampionati Evropian.

Ajo tani po lufton për një vend në Kupën e Botës 2026 – që zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara – dhe do të përballet me Slloveninë në kualifikime të premten, dy ditë pas vizitës së Infantinos.

Kosova është në vendin e dytë në Grupin B kualifikues me tre pikë pas dy ndeshjeve, prapa lideres, Zvicrës, që i ka gjashtë.

Suedia dhe Sllovenia janë në dy vendet e fundit me nga një pikë secila.

Fituesi i grupit shkon direkt në Botërorin 2026, ndërsa vendi i dytë luan në play-off./ REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

8 October, 2025
VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja

VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja

8 October, 2025
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

8 October, 2025
Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

8 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result