ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump: Të dielën fluturoj për në Lindjen e Mesme, shpresoj të jem në Izrael për lirimin e pengjeve 12 hours ago
Në kërkim për përndjekje dhe thyerje të masës së sigurisë, ekstradohet nga Dubai 39-vjeçari 12 hours ago
Autori hungarez László Krasznahorkai fiton Çmimin Nobel për Letërsinë 14 hours ago
Çfarë dimë për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza 14 hours ago
Beteja për flamurin e Skocisë: Pse e djathta ka përvetësuar flamurin e Skocisë 14 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Popular

Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç

albnews by albnews
9 October, 2025
in Popular
0
Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Asnjë prej më jetëgjatëve, që e kanë prekur moshën 100 vjeç, nuk ka thënë që sekreti i jetëgjatësisë së tyre është se qëndrojnë gjithë kohën ulur. Edhe e kundërta është e vërtetë, të moshuarit më jetëgjatë në botë rrallëherë flasin për stërvitje të rënda fizike si çelësin e jetëgjatësisë.

Ajo çfarë raportojnë 100-vjeçarët është se ndjekin një stil jete aktiv, por të moderuar, që përfshin ecjen, punën në bujqësi dhe kopshtarinë. Ky model, ndonëse i vështirë për t’u ndjekur në jetën moderne, po frymëzon shkencëtarët të zbulojnë dozën ideale të aktivitetit fizik për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

RelatedPosts

Superhëna verbuese ndriçon horizontet në të gjithë botën

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Dhunuan efektivin e policisë dhe thyen kamerat e sigurisë në komisariat, gjykata jep vendimin për dy djemtë e Valbona Selimllarit

Mungesa e aktivitetit fizik lidhet me rreth 3,9 milionë vdekje të parakohshme çdo vit dhe po rrit ndjeshëm rrezikun për sëmundje kronike, si sëmundjet kardiovaskulare, goditjet në tru dhe disa lloje kanceri. Nga ana tjetër, ushtrimet fizike mund të shtojë deri në shtatë vite jetë dhe të përmirësojnë cilësinë e saj.

Evolucioni si udhërrëfyes

Sipas studiuesit Daniel Lieberman nga Universiteti i Harvardit, trupat tanë janë programuar për t’u vetëriparuar vetëm kur jemi fizikisht aktivë. Këtë e ka treguar edhe evolucioni i njeriut përgjatë historisë. Kur nuk jemi aktivë, trupi ruan energjinë duke i lënë këto funksione që të kalojnë në plan të dytë. “Popullsitë gjuetare” moderne, që bëjnë 11 mijë deri në 20 mijë hapa në ditë, gjuajnë kafshë për t’u ushqyer, ngjiten në male apo mbledhin nga toka produktet që konsumojnë, kanë shkallë shumë më të ulët të sëmundjeve kronike.

Sa duhet të ushtrohemi?

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon 150–300 minuta aktivitet të moderuar në javë (ecje e shpejtë) ose 75–150 minuta aktivitet intensiv (vrap, xhiro me biçikletë në terren kodrinor, që shton ritmin e frymëmarrjes), si dhe dy seanca stërvitjeje me pesha çdo javë. Për personat mbi 65 vjeç, këshillohet të bëjnë një ushtrim shtesë me pesha, si dhe të shtojnë disa ushtrime për ekuilibrin dhe lëvizshmërinë.

Forca dhe ekuilibri

Rekomandimet e OBSH-së janë të mira për të ulur rrezikun nga sëmundjet dhe për të rritur jetëgjatësinë, thotë Mikel Izquierdo nga Universiteti Publik i Navarrës në Spanjë, por ato nuk garantojnë se njerëzit në moshë të vjetër do të kenë një pleqëri më të mirë. Pas moshës 30 vjeç, masa muskulore fillon të bjerë, veçanërisht fibrat e shpejta që ndihmojnë në lëvizjet e përditshme, siç janë ato që na duhen për t’u ngritur nga karrigia kur qëndrojmë ulur. Kjo bëhet më e rrezikshme për të moshuarit, duke sjellë probleme në ecje apo edhe rrëzimin e tyre. Stërvitjet me peshë, rezistencë dhe ushtrimet e ekuilibrit, si ulje-ngritjet në këmbë, janë thelbësore për të ruajtur autonominë në pleqëri.

Ushtrimet për forcën, ekuilibrin dhe lëvizjen janë më të rëndësishme për personat mbi 65 vjeç

Nga mosha e mesme e sipër është gjithashtu ide e mirë që të punohet me ekuilibrin. Sipas një studimi të vitit 2022, individët e moshës 51 deri 75 vjeç, të cilët nuk qëndronin dot me një këmbë për 10 sekonda, kishin dy herë më shumë gjasa për të vdekur brenda 10 viteve të ardhshme. Geriatrja Maria Fiatarone Singh nga Universiteti i Sidneit po ashtu rekomandon ushtrimet e rënda fizike, siç është ngjitja në shkallë për ata që janë më të shkathët, ose ulje-ngritjet në këmbë, të cilat forcojnë fibrat e muskujve të “tipit II”, që humbasin me kalimin e moshës.

Megjithatë ka disa anë të jetëgjatësisë për të cilat duhet të jemi realistë, se nuk varen as nga ushtrimet që bëjmë, dhe as mundet t’i kontrollojmë. Një nga këto janë rrahjet maksimale të zemrës që arrijmë kur ne ushtrohemi, që duhet të jetë 220 minus moshën tonë. Ushtrohu sa të duash, këtë nuk e ndryshojmë dot, thotë Norman Lazarus, profesor emeritus për ushtrimet fiziologjike në Kolegjin Mbretëror të Londrës. “Të gjithë kemi për të vdekur. Na duhet të funksionojmë sa më gjatë të jetë e mundur dhe të vdesim brenda një viti, jo përgjatë 40 apo 50 viteve. Pra, të vdesim ‘të rinj’ sa më vonë të jetë e mundur,” thotë Lazarus.

Pesë veprime që mund të na rrisin jetëgjatësinë:

  • Uluni në tokë. Ulja dhe ngritja nga toka forcon muskujt e këmbëve dhe barkut, dhe ndihmon për të pasur kyçe më të lëvizshme. Mundohuni të ngriheni pa i vendosur duart në tokë.
  • Pastroni dhëmbët. Duke pasur mikrobe të dëmshme në gojë, ato mund të transmetohen më tej në të gjithë trupin, duke sjellë sëmundje kardiovaskulare dhe kancer, deri në sëmundjen e Alcajmerit dhe artrit.
  • Stërviteni hundën. Një hundë që nuk ndien aromat mund të jetë shenjë e sëmundjeve si Parkinsoni dhe Alcajmeri. Kjo shqisë duhet stërvitur si gjithë të tjerat.
  • Bëni seks. “Një jetë e përmbushur nga ana seksuale është pjesë thelbësore e mirëqenies,” ishte një nga konkluzionet e një studimi të kryer me individë të moshave 40 deri mbi 90 vjeç, dhe sesi marrëdhëniet intime ndikonin në jetën e tyre.
  • Afrohuni me më të rinjtë. Përveç përfitimeve psikologjike, duke ndenjur me më të rinjtë ndikon në përmirësimin e shëndetit.
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump: Të dielën fluturoj për në Lindjen e Mesme, shpresoj të jem në Izrael për lirimin e pengjeve

Trump: Të dielën fluturoj për në Lindjen e Mesme, shpresoj të jem në Izrael për lirimin e pengjeve

10 October, 2025
Në kërkim për përndjekje dhe thyerje të masës së sigurisë, ekstradohet nga Dubai 39-vjeçari

Në kërkim për përndjekje dhe thyerje të masës së sigurisë, ekstradohet nga Dubai 39-vjeçari

10 October, 2025
Autori hungarez László Krasznahorkai fiton Çmimin Nobel për Letërsinë

Autori hungarez László Krasznahorkai fiton Çmimin Nobel për Letërsinë

9 October, 2025
Çfarë dimë për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza

Çfarë dimë për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza

9 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result