ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reese Witherspoon flet për shkrimin e një trilleri: ‘Çfarë lidhje kanë vajzat me bikini me zgjidhjen e krimit?’ 9 hours ago
Kontrabandist dënohet me 40 vjet burg pasi transportoi pjesë raketash balistike nga Irani 9 hours ago
A mund të udhëtojë “Kremlini Fluturues” i Putinit përmes hapësirës ajrore të BE-së për në Budapest? 9 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 9 hours ago
Çfarë bën Mbreti Charles dhe kush tjetër është në Familjen Mbretërore? 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Trafikuan 5 shqiptarë nga Belgjika në Angli, burg për 2 britanikë

albnews by albnews
17 October, 2025
in Albania, UK
0
Trafikuan 5 shqiptarë nga Belgjika në Angli, burg për 2 britanikë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dy persona janë dënuar për kontrabandimin në Britani të një grupi burrash shqiptarë me anë të një anijeje në Suffolk. Karolis Laurinavicius, 40 vjeç dhe Tomas Venclauskas, 41 vjeç u shpallën fajtorë për ndihmë në imigracionin e paligjshëm.

Në gjykatën e Kurorës në Ipswich u deklarua se si dyshja drejtoi një varkë me motor nga Southampton në Belgjikë dhe mori 5 persona para se të ktheheshin në Angli nëpërmjet Marinës Shotley, ku u kapën nga oficerët e Forcave Kufitare.

RelatedPosts

Reese Witherspoon flet për shkrimin e një trilleri: ‘Çfarë lidhje kanë vajzat me bikini me zgjidhjen e krimit?’

Titujt e Gazetave në UK

Çfarë bën Mbreti Charles dhe kush tjetër është në Familjen Mbretërore?

Gjyqtari Martyn Levett tha se do të shpallte më vonë masën e dënimit. “Dënimet që do të jap do të kenë një element pengues” – tha ai, ndërsa iu drejtua dy burrave.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:25 të 15 prillit të këtij viti. Oficerja Madeline Klingsick tha se dy të pandehurit ishin në breg kur mbërriti ekipi i policisë ndërsa një burrë i tretë, i cili nuk është identifikuar kurrë iku me vrap, përpara se 5 personat të dilnin nga një kabinë.

Nga 5 shqiptarët, njëri ishte 17 vjeç – tha ajo – dhe se “disa, nëse jo të gjithë, u ishte refuzuar më parë hyrja në Mbretërinë e Bashkuar”.

Laurinavicius i tha gjykatës se nuk kishte dijeni për shqiptarët dhe se ai dhe Venclauskas nuk kishin ndërmend të udhëtonin për në Belgjikë. Ai u tha hetuesve se po “festonte” blerjen e varkës me një udhëtim për në Southampton. Sipas tij, teksa po lundronte për në Lincolnshire, po pinte birrë në bord dhe ra në gjumë.

Venclauskas humbi rrugën, shpjegoi ai, dhe ata përfunduan duke u ankoruar në një marinë në Belgjikë. Laurinavicius tha se ai dhe i pandehuri tjetër lundruan përsëri drejt Anglisë “të tronditur dhe të stresuar” pasi patën probleme me motorin përpara se të zgjidhnin Shotley si një vend për të ndaluar sepse ishte më afër.

Venclauskas, i cili kishte ardhur për herë të parë në Angli rreth dy dekada dhe e njeh Laurinavicius që nga fëmijëria, tha gjithashtu se ata nuk kishin planifikuar të shkonin në Belgjikë. Ai i tha gjykatës se nuk pa askënd tjetër të hipte në varkën e tyre në Belgjikë. Por, pas vetëm 4 orësh shqyrtimi, juria dha një vendim unanim fajtor për të dy të pandehurit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reese Witherspoon flet për shkrimin e një trilleri: ‘Çfarë lidhje kanë vajzat me bikini me zgjidhjen e krimit?’

Reese Witherspoon flet për shkrimin e një trilleri: ‘Çfarë lidhje kanë vajzat me bikini me zgjidhjen e krimit?’

18 October, 2025
Kontrabandist dënohet me 40 vjet burg pasi transportoi pjesë raketash balistike nga Irani

Kontrabandist dënohet me 40 vjet burg pasi transportoi pjesë raketash balistike nga Irani

18 October, 2025
A mund të udhëtojë “Kremlini Fluturues” i Putinit përmes hapësirës ajrore të BE-së për në Budapest?

A mund të udhëtojë “Kremlini Fluturues” i Putinit përmes hapësirës ajrore të BE-së për në Budapest?

18 October, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

18 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result