ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump thotë se bisedimet tregtare me Kanadanë ‘përfunduan’ për shkak të reklamës anti-tarifa 9 hours ago
Pse ka një debat rreth hetimit të bandave të ngacmimit seksual? 9 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 9 hours ago
Kreu i Bankës së Anglisë kryeson listën e fuqisë më të madhe të vitit 2026 si personi me ngjyrë më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar 9 hours ago
Zbulimi i 15,000 monedhave romake mund të jetë më i madhi i të gjitha kohërave në vend 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Policia e Tiranës publikon bilancin dyditor: 6 të arrestuar, 13 procedime penale dhe 5 persona në kërkim

albnews by albnews
22 October, 2025
in Albania
0
Policia e Tiranës publikon bilancin dyditor: 6 të arrestuar, 13 procedime penale dhe 5 persona në kërkim
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka bërë publik bilancin e veprimeve të kryera gjatë ditëve të fundit, duke raportuar një sërë arrestimesh, procedimesh penale dhe hetimesh për ngjarje të ndodhura në territorin e kryeqytetit.

Operacionet janë zhvilluar nga specialistët e hetimit të krimeve, trafiqeve të paligjshme, si dhe nga shërbimet e komisariateve të ndryshme.

RelatedPosts

Prej 17 ditësh në reanimacion, si paraqitet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos?

“OSBE/ODIHR e tha fjalën”, Berisha thirrje për protesta brenda vendit dhe jashtë tij

Vrasja e shqiptares në Kanada, ngjarje e paralajmëruar. Autori me precedent penal, në 2023 qëlloi me armë drejt shtëpisë së Savannah Kullës

Bilanci përfshin arrestime, procedime penale në gjendje të lirë, shpallje në kërkim dhe hetime për ngjarje të ndryshme.

Në total, janë arrestuar 6 persona, përfshirë një shtetas të dënuar për kalim të paligjshëm të kufirit, një të kërkuar për vjedhje me pasoja të rënda, një për kanosje me mjet prerës dhe tre drejtues automjetesh të kapur në gjendje të dehur.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 13 shtetas, për vepra të ndryshme si goditje për motive të dobëta, mosbindje ndaj urdhrit të policisë, mbajtje të mjeteve të rrezikshme, deklaratë të rremë, braktisje të të miturit, dëmtim prone dhe aksident me motomjet elektrik.

Gjithashtu, 5 persona janë shpallur në kërkim, për vepra si kanosje, dëmtim prone dhe mashtrim me automjete të marra me qira. Policia po vijon punën për kapjen e tyre.

Në kuadër të hetimeve, janë marrë në shqyrtim 7 kallëzime nga qytetarët, për ngjarje si largimi i një të miture nga një qendër sociale, konflikte mes të rinjve, goditje fizike nga persona të panjohur, si dhe një rast të dyshuar shpërthimi me lëndë plasëse pranë një banese. Po ashtu, një 16-vjeçare është dërguar në spital pas dyshimeve për mbidozë ilaçesh, ndërsa një punëtor ndërtimi 59 vjeç është plagosur pas rënies nga lartësia gjatë punimeve në një pallat në rrugën “Xhanfize Keko”.

Të gjitha materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Policia e Tiranës vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjeve dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump thotë se bisedimet tregtare me Kanadanë ‘përfunduan’ për shkak të reklamës anti-tarifa

Trump thotë se bisedimet tregtare me Kanadanë ‘përfunduan’ për shkak të reklamës anti-tarifa

24 October, 2025
Pse ka një debat rreth hetimit të bandave të ngacmimit seksual?

Pse ka një debat rreth hetimit të bandave të ngacmimit seksual?

24 October, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

24 October, 2025
Kreu i Bankës së Anglisë kryeson listën e fuqisë më të madhe të vitit 2026 si personi me ngjyrë më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar

Kreu i Bankës së Anglisë kryeson listën e fuqisë më të madhe të vitit 2026 si personi me ngjyrë më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar

24 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result