ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave në UK 11 hours ago
Magnezi: A mund të na ndihmojë vërtet ky ‘mineral i mrekullueshëm’ të flemë? 11 hours ago
Mashtrimi ‘mahnitës’ i pokerit përdori tavolina me rreze X, syze me teknologji të lartë dhe lojtarë të NBA-së 11 hours ago
Peshkatarët e Koresë së Jugut vazhdojnë të vdesin. A është faji ndryshimi i klimës? 11 hours ago
Kërkim për azilkërkuesin e burgosur në hotelin Epping, i liruar gabimisht 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Zhgënjim nga pushimet në Shqipëri, turistët kërkojnë zhdëmtim

albnews by albnews
25 October, 2025
in Albania
0
Zhgënjim nga pushimet në Shqipëri, turistët kërkojnë zhdëmtim
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Turistë polakë në Shqipëri, të cilëve pushimi iu kthye në stres nga zhurmat iu drejtuan gjykatave në Poloni për zhdëmtim. Çështja kaloi në Gjykatën Europiane. Tani ajo forcon të drejtat e pushuesve.

Ditë të tëra zhurmë ndërtimesh në vend të pushimeve idilike. A mund të kërkojnë zhdëmtim të plotë pushuesit që prenotojnë paketa turistike “all inclusive”, kur nuk përmbushen standardet dhe pushimet kthehen në makth?

RelatedPosts

Shqipëri/ “Paketa e Maleve” rrezikon të nxisë konflikte sociale

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision

Pas raporteve se është nën hetim nga SPAK-u, Belinda Balluku flet nga Zvicra

Sipas një vendimi të fundit të Gjykatës Europiane me seli në Luksemburg në rast të mangësive të mëdha në shërbim dhe kushteve të papërshtatshme gjatë pushimeve turistët që prenotojnë paketë “all inclusive” kanë të drejtë të kërkojnë zhdëmtim me çmimin e plotë të paguar. Shuma e plotë e paguar duhet t’i kthehet pushuesit edhe nëse ai ka shfrytëzuar vetëm pjesërisht disa nga elementët e paketës, në rast se pushimet kthehen në shqetësim dhe humbet interesi për to, gjykon trupa e gjyqtareve dhe gjyqtarëve në Luksemburg.

Hotel me pesë yje dhe me zhurmë ndërtimesh

Procesi kishte të bënte me pushues polak, që kishin prenotuar një paketë “all inclusive” në një hotel me pesë yje në Shqipëri. Sapo ata mbërritën në hotel u shqetësuan nga zhurma e punimeve, pasi pishina e hotelit të tyre duhej të shembej me urdhër të autoriteteve. Punimet e shembjes së objektit zgjatën katër ditë. Gjithashtu pushuesve u duhej të prisnin në radhë të gjata për ushqimin dhe pasditeve ishte hequr nga lista oferta e mëparshme një vakt i ndërmjetëm. Në tri ditët e fundit të pushimit në të njëjtin objekt filluan punime ndërtimi për zgjerimin e hotelit.

Odiseja juridike në kërkim të zhdëmtimit

Nga një gjykatë në Poloni pushuesit kërkuan zhdëmtim dhe kthimin e pagesës. Gjykata polake iu drejtua Luksemburgut. Tani Gjykata Europiane konstaton, se zhdëmtimi me kthimin e plotë të pagesës së pushuesve është në përputhje me ligjin e BE-së. Por operatori turistik nuk mund të dënohet me gjobitje për dëmin. Po ashtu nuk mund të ngrihet pretendim për zhdëmtim, kur në mes është një palë e tretë përgjegjëse për mangësitë dhe nëse ato as nuk kanë mundur të parashikohen dhe as nuk mund të shmangeshin, argumentojnë gjyqtarët e Luksemburgut.

Tani gjykata kombëtare në Poloni duhet të sqarojë, nëse operatori turistik apo menaxhuesi i hotelit kanë qenë të informuar për procedurën e autoriteteve që dhanë urdhrin për shembjen në objekt. Në këtë rast operatori turistik nuk mund të lirohet nga detyrimi për zhdëmtim kundrejt pushuesve. Rasti konkret do të vlerësohet tani nga një gjykatë në Poloni./DW/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

25 October, 2025
Magnezi: A mund të na ndihmojë vërtet ky ‘mineral i mrekullueshëm’ të flemë?

Magnezi: A mund të na ndihmojë vërtet ky ‘mineral i mrekullueshëm’ të flemë?

25 October, 2025
Mashtrimi ‘mahnitës’ i pokerit përdori tavolina me rreze X, syze me teknologji të lartë dhe lojtarë të NBA-së

Mashtrimi ‘mahnitës’ i pokerit përdori tavolina me rreze X, syze me teknologji të lartë dhe lojtarë të NBA-së

25 October, 2025
Peshkatarët e Koresë së Jugut vazhdojnë të vdesin. A është faji ndryshimi i klimës?

Peshkatarët e Koresë së Jugut vazhdojnë të vdesin. A është faji ndryshimi i klimës?

25 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result