Qytetarët, sipërmarrësit dhe institucionet shqiptare po përjetojnë një sulm kiberenetik në çdo tre minuta nga Irani dhe shtete të tjera keqe-dashëse.
“Në 50 sulme kemi pasur një mbikalim të mbrojtjes por pa shkaktuar dëme. Dhe në rastin e Bashkisë tiranë ne kemi pasur vërtetë dëme të konsiderueshme”, tha kreu i AKSK Igli Tafa.
Me zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki të 9 nëntorit para, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike është i shqetësuar nga sulmet hibride, përpos atyre kibernetike.
“Kërcënimet hibride shoqëron jo vetëm me sulme kibernetike por edhe me dezinformimim. Ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi. Po ashtu edhe te ne. Është një rrezik i madh”, shtoi Tafa.
Drejtori i Autoritetit Kombëtar Të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa mohon që Task-Forca e Zgjedhjeve të jetë përgjuar nëpërmjet teknologjisë DPI (Deep Packet Inspection), çështje e cila u referua edhe përgjatë raportimit të kreut të SPAK në Komisionin e Ligjeve një javë më parë.
“Nuk kas asnjë fakt shkencor që të mund të bëhet përgjim përmes pajisjeve DPI. Dy të krijohet profilizim i personave të caktuar gjatë punës së tyre si pasojë e përdorimit të pajisjeve DPI.”
Tafa foli edhe lidhur me Qendrën Kombëtare të Ekselencës, e cila do të ngrihet në kuadër të Strategjisë së re Kibernetike për pesë vitet e ardhshme, por pa sqaruar deklaratën e kryeministrit Rama nëse Start Up-et do të kenë akses në të dhënat e institucioneve shtetërore.




