Kurti liron nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka liruar të martën nga detyra zëvendësministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari.

Zyra e Kurtit nuk dha asnjë arsye për lirimin e Ulgarit nga detyra në njoftimin e shkurtër për media.

Ulgari vjen nga Unioni Socialdemokrat, parti nga radhët e komunitetit boshnjak.

Ai ishte emëruar në këtë detyrë në shkurt të vitit 2024, duke e pasuar Almir Velijitin nga e njëjta parti, i cili kishte dhënë dorëheqje po atë muaj.

Derisa nuk është e qartë pse Ulgari u shkarkua, pak pas njoftimit, kryetarja e Unionit Socialdemokrat, Duda Bale, shkroi në Facebook këtë mesazh: “Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar!”

Ajo nuk iu referuar drejtpërdrejt këtij vendimi.

Bale nuk e kishte mbështetur partinë e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, në emërimin e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, pasi kishte disa kërkesa.

Një prej kushteve kryesore, sipas Bales, ishte formimi i komunës së Zhupës me shumicë boshnjake./REL

Share This Article