ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video) 6 hours ago
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit. 6 hours ago
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video) 6 hours ago
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush 6 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Debati për dëbimet nga Gjermania, Merz: Lufta në Siri ka mbaruar, nuk ka asnjë arsye për azil

albnews by albnews
5 November, 2025
in Bota
0
Debati për dëbimet nga Gjermania, Merz: Lufta në Siri ka mbaruar, nuk ka asnjë arsye për azil
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Edhe pse Ministri i Jashtëm Wadephul i konsideron deportimet në Siri të diskutueshme, Qeveria po rrit presionin mbi ata që duhet të largohen. A po funksionon kjo?

Nën sloganin “Ofensiva e Riatdhesimit”, koalicioni Unionit CDU/CSU dhe SPD, i cili është në pushtet në Gjermani nga maji i vitit 2025, synon të rrisë ndjeshëm numrin e njerëzve që potencialisht duhet të largohen nga vendi. Megjithatë, debati politik dhe mediatik mbi këtë çështje të migracionit zakonisht dominohet nga një fjalë tjetër kyçe: deportimet.

RelatedPosts

Video/ Aksidenti tragjik ajror në Kentucky, publikohen pamjet kur avioni rrëzohet dhe përfshihet nga flakët, shkon në 7 numri i viktimave

BE propozon një “periudhë prove” për anëtarët e rinj nga Ballkani, Marta Kos: Nuk dua të shihem si komisionerja që solli kalin e Trojës

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

Vështirësia dhe divergjenca e madhe e opinioneve ilustrohet në mënyrë të përkryer nga mosmarrëveshja mbi deportimet në Siri, një vend i shkatërruar nga një luftë e gjatë civile. Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul (CDU) vizitoi së fundmi vendin dhe më pas dha vlerësimin e mëposhtëm për deportimet e detyruara: “Është e mundur vetëm në një masë shumë të kufizuar për momentin”.

Megjithatë, kjo kundërshtohet nga Ministri i Brendshëm Alexander Dobrint (CSU), por edhe nga vetë Kancelari Friedrich Merz. Wadephul beson se deportimet e kriminelëve me origjinë nga Siria janë të mundshme vetëm në “shumë pak raste të jashtëzakonshme”. Ndërsa Dobrint thekson se deportimet e kriminelëve në Afganistan kanë filluar dhe se, në përputhje me marrëveshjen e koalicionit, po bëhen përgatitje për të filluar deportimet në Siri.

Dallimet në qëndrime

Në këtë debat, Kancelari Friedrich Merz (CDU) u rreshtua pa mëdyshje me Ministrin e Brendshëm Dobrint. “Lufta civile në Siri ka mbaruar, tani nuk ka absolutisht asnjë arsye për azil në Gjermani” – dhe kthimet mund të fillojnë, tha Kancelari, duke shtuar se “ata që refuzojnë të kthehen, sigurisht, mund të deportohen”.

Megjithatë, në praktikë, korniza ligjore në Gjermani për deportime është shumë komplekse. Shërbimi mediatik me seli në Berlin “Integration” e thekson këtë në analizën e tij të paraqitur këtë të hënë, më 3 nëntor:

“(Korniza ligjore për deportimet) është formuar nga ligji kombëtar i qëndrimit dhe procedurave, nga ligji kushtetues, direktivat dhe rregulloret evropiane dhe detyrimet ligjore ndërkombëtare”, thuhet në analizë.

Shumë pak vende për ata që janë të ndaluar për deportim?
Vende shtesë akomodimi do të krijohen në qendra të posaçme paraburgimi ose zona të veçanta të caktuara për paraburgim për deportim. Aktualisht ka rreth 800 objekte të tilla në Gjermani.

Sipas Hanna Franz, numri i personave të ndaluar është rritur çdo vit për një kohë të gjatë – në vitin 2024 kishte rreth 6.000. Ekziston gjithashtu një hendek shumë i madh gjinor – mbi 90 përqind janë burra.

Franka Rel, e cila është përgjegjëse për raste të tilla në Këshillin Rajonal të Karlsruhe (Baden-Württemberg), shpjegon se këta të ndaluar janë kryesisht njerëz që kanë kryer krime, por edhe të tjerë – “një person që është agresiv në zyrën e imigracionit ose në akomodim, dhe gjithashtu njerëz që i kanë rezistuar një përpjekjeje të mëparshme të dështuar deportimi”, shpjegon Rel.

Si mund të përcaktohet identiteti?
Një problem tjetër është se vetëm dhjetë nga 16 landet e Gjermanisë kanë mjediset e tyre për të ndaluarit që presin deportimin. Prandaj, ata duhet të vendosen diku tjetër. Engelhard Macanke, nga i Zyra Shtetërore e Imigracionit në Berlin, thotë se duhet të gjendet zgjidhje për këtë mangësi.
Për më tepër, ka pengesa të konsiderueshme për deportimet e sakta ligjërisht. Kjo shpesh ka të bëjë me origjinën e paqartë të të prekurve. Nëse ata nuk mund ose nuk duan të tregojnë një pasaportë, kjo bëhet e vështirë – siç e ka përjetuar Macanke shumë herë në 30 vitet e tij të punës në fushën e migracionit.

Kurdë nga Turqia, Irani apo Siria?

“Shumë vende nuk janë etnikisht homogjene”, thonë ekspertët, duke përmendur kurdët si shembull – ata mund të vijnë nga Turqia, por edhe nga Irani ose Siria. Ndonjëherë nuk është aspak e qartë se nga cili vend vjen një person. Në raste të tilla, identiteti është një problem shumë i madh. Ndaj, intervistat ndonjëherë kryhen në ambasadat e vendeve të supozuara të origjinës. Por në fund gjithmonë nevojitet një vend origjine që deklaron se është i gatshëm ta pranojë personin në fjalë.

Sipas kreut të autoriteteve të imigracionit të Berlinit, çelësi i suksesit qëndron më pak në dëbime dhe më shumë në largime vullnetare. Ndërsa deportimet duhet të kuptohen si mjeti i fundit./DW

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

5 November, 2025
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

5 November, 2025
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik  (video)

Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video)

5 November, 2025
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result