Një ditë më parë, Komisioni Evropian publikoi progres-raportin për Shqipërinë, i cili rendiste disa problematika kyçe, nga reforma e pjesshme zgjedhore deri tek abuzimet më 11 Maj.
Sot, ambasadori i BE Silvio Gonzato i dorëzoi kryeministrit Rama progres-raportin. Në këtë kuadër, u mbajt edhe një konferencë e përbashkët mes tyre.
Gazetarët i drejtuan të dyja palëve pyetje mbi integrimin e vendit dhe ecurinë e deritanishme. Por, në sy ra mungesa e interesit për Ballukun.
Rama anashkaloi pyetjen për hetimet ndaj Ballukut pasi fill pas pyetjes e cila iu drejtua edhe ambasadorit, kryeministri mbylli konferencën.




