ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në 2 hours ago
Detaje të reja nga atentati në Rinas: Kamerat nuk kanë filmuar, rruga nga Nikla pa energji elektrike 2 hours ago
Studim: Sëmundjet e rënda mendore shkurtojnë jetën më shumë sesa pirja e duhanit ose obeziteti 2 hours ago
“Mos ma prek familjen!”, marshim në Tiranë më 15 nëntor për mbrojtjen e familjes dhe jetës 2 hours ago
Ngre siparin edicioni i 28-të i Panairit të Librit në Tiranë 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Diplomati Hill në Hagë: Marrëveshja e Rambujesë u bë t’i thonim Millosheviçit që e kishte gabim për shqiptarët

albnews by albnews
12 November, 2025
in Kosova
0
Diplomati Hill në Hagë: Marrëveshja e Rambujesë u bë t’i thonim Millosheviçit që e kishte gabim për shqiptarët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Diplomati amerikan Christopher Hill këtë të mërkurë, më 12 nëntor, ka dhënë dëshminë e tij për të tretën ditë me radhë, në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai foli lidhur me marrëveshjen e Rambujesë, duke theksuar se nuk mbante mend cilët emra e kishin nënshkruar, por mbante mend që për herë të parë përfaqësuesit nga Kosova, ndonëse nuk ishin të bashkuar në qasjet e tyre politike, më në fund ishin bërë bashkë për këtë çështje.

RelatedPosts

KQZ: Verifikimi i votave në Mitrovicë drejt përfundimit, vazhdon rinumërimi i 41 vendvotime në Drenas

U mor nën hetim nga Prokuroria e Kosovës për shpërdorim detyre, reagon ministrja e Industrisë: Ndihem krenare për punën që kam bërë

Dyshime për manipulim votash në Kosovë

“Nuk e mbaj mend kush e ka nënshkruar, por të gjithë ishin dakord ta nënshkruanin atë marrëveshje nënshkrimi në Paris. Isha shumë i kënaqur nga fakti që persona që nuk ishin ulur më parë në një tryezë të përbashkët dhe nuk ndanin të njëjtat qasje, por në atë moment ishin në një mendje, ishin bashkë. Persona që për shkaqe politike dhe mendimeve që kishin për Rugovën nuk ndanin të njëjtat qasje, megjithatë në Rambuje ishin të gjithë bashkë. Kishim një foshnjë figurativisht në duar, ishte një arritje e madhe, por kishim dhe një ndjenjë melankolie, sepse Serbia nuk ishte aty dhe ishim në një pikë shumë të rëndësishme historie,” tha Hill.

Më tej ai u shpreh se marrëveshja e Rambujesë e nënshkruar në vitin 1999, ku Serbia nuk mori pjesë dhe u firmos vetëm nga pala shqiptare, u bë me qëllimin e vetëm për t’i dhënë një mesazh presidentit jugosllav të atëhershëm, Sllobodan Millosheviçit.

“Si është e mundur të bëhet marrëveshje kur vetëm njëra palë shkruan? Koncepti asokohe ishte që t’i jepej një mesazh serbëve. T’u thonim serbëve, kjo do të ndodhë, kështu që ju do ishte mirë të bëheshit pjesë e procesit; pra kjo është mënyra më e mirë të mbroni interesat e Serbisë dhe të bëheni pjesë e këtij procesi, përderisa Millosheviçi thoshte se shqiptarët nuk do pajtoheshin me asgjë dhe marrëveshja e hodhi poshtë. Ishte mesazhi i kundërt, ne po i thonim Millosheviçit që ti je gabim, shqiptarët e firmosën marrëveshjen, por ti tani do bësh mirë të mendosh cila do jetë lëvizja e radhës e Serbisë. Unë personalisht mendoj që luftërat janë shumë të rënda dhe unë personalisht kam shumë problem me zgjidhje të tilla, por kishte njerëz që thonin duhet të përgatitemi. Unë nuk thoja do bombardojmë Serbinë për dy ditë dhe çdo gjë është në rregull pastaj; thjesht t’i themi Millosheviçit u bombarduove dhe tani hajde përqafojmë procesin,” tha Hill.

Ku shkuan Thaçi, Krasniqi dhe Veseli në kohën kur mbaroi raundi i parë i negociatave në Paris?

Diplomati u pyet nga trupa gjykuese lidhur me periudhën mes konferencës së Rambujesë dhe bisedimeve në Paris në vitin 1999. Konkretisht nëse e dinte që Thaçi, Krasniqi e Veseli ishin marrë me avion dhe kishin shkuar për takime me zyrtarët në Shqipëri.

“Nuk e di, unë e di që ata u morën nga një avion francez. Kisha menduar që do shkonin në Shkup, por dëgjova që u dërguan në Prishtinë. Kanë shkuar në vende të ndryshme besoj. Por kam dëgjuar fjalë që zoti Thaçi ka qenë në Tiranë. Po ashtu më kujtohet që jam përpjekur që të merrja informacion nga ambasada jonë, por edhe ambasada e kishte të vështirë të gjenin gjumë të zotit Thaçi.

Pra, sado që UÇK ishte e përgatitur dhe dëshironte të ecte krah nesh, ata së pari nuk kishin strukturë të organizuar dhe së dyti ata nuk ishin vërtet të interesuar të punonin me ne, me përjashtim të rasteve kur ndjenin se nuk kishin zgjidhje tjetër të bashkëpunonin me ne,” tha ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në

Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në

12 November, 2025
Detaje të reja nga atentati në Rinas: Kamerat nuk kanë filmuar, rruga nga Nikla pa energji elektrike

Detaje të reja nga atentati në Rinas: Kamerat nuk kanë filmuar, rruga nga Nikla pa energji elektrike

12 November, 2025
Studim: Sëmundjet e rënda mendore shkurtojnë jetën më shumë sesa pirja e duhanit ose obeziteti

Studim: Sëmundjet e rënda mendore shkurtojnë jetën më shumë sesa pirja e duhanit ose obeziteti

12 November, 2025
“Mos ma prek familjen!”, marshim në Tiranë më 15 nëntor për mbrojtjen e familjes dhe jetës

“Mos ma prek familjen!”, marshim në Tiranë më 15 nëntor për mbrojtjen e familjes dhe jetës

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result