Grabitje spektakolare në Louis Vuitton në Romë, vidhen dhjetëra artikuj luksozë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grabitje e mirëorganizuar u shënua në orët e para të së hënës në dyqanin Louis Vuitton në qendër të Romës, në kryqëzimin mes rrugëve Mario dei Fiori dhe Condotti.

Sipas mediave italiane, tre persona me fytyra të mbuluara mbërritën me një automjet dhe e përplasën atë në xhamin e vitrinës, duke krijuar një hyrje të detyruar në brendësi të dyqanit. Pas thyerjes së dritares, autorët morën rreth 80 artikuj, kryesisht çanta dhe aksesorë luksozë.

Dëmi financiar ende nuk është përcaktuar, por burime nga mediat italiane raportojnë se vlera mund të arrijë në qindra mijëra euro.

Policia italiane po analizon pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar autorët dhe rrugën e tyre të arratisjes.

Share This Article