ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video) 43 minutes ago
Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi 48 minutes ago
Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur 52 minutes ago
Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë? 58 minutes ago
Gjykata Federale urdhëron administratën Trump të tërheqë Gardën nga Uashingtoni 59 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Plani i ri për dhënien fund luftës, Shtëpia e Bardhë: Propozim i mirë si për Ukrainën ashtu edhe për Rusinë

albnews by albnews
21 November, 2025
in Bota
0
Plani i ri për dhënien fund luftës, Shtëpia e Bardhë: Propozim i mirë si për Ukrainën ashtu edhe për Rusinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një plan për t’i dhënë fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, i cili po vijon prej rreth katër vitesh, është përfolur nga sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Në një dalje për mediat, Leavitt konfirmoi se i dërguari i Trumpit, Steve Witkoff, dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, kishin rreth një muaj që punonin për planin në fjalë.

RelatedPosts

Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video)

Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur

Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë?

“Është në zhvillim, por presidenti e ka mbështetur këtë plan dhe besojmë se duhet të jetë i pranueshëm për të dy palët”, theksoi Leavitt, duke shtuar se Uashingtoni po bisedonte me Kievin dhe Moskën për të kuptuar se për çfarë do të angazhoheshin të dy palët.

Ky ishte edhe konfirmimi i parë zyrtar nga Shtëpia e Bardhë për draft-planin që zyra e presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski, bëri me dije se i ishte dorëzuar këtij të fundit dhe se Zelenski do të bisedonte me presidentin amerikan në ditët e ardhshme.

Ndërsa mediat e huaja raportuan se draft-plani ishte përgatitur nga Witkoff dhe këshilltari i Kremlinit, Kirill Dmitriev, dhe se përmbushte shumë kërkesa të Moskës për dhënien fund luftës  përfshi lëshimin e krahinave të Luhanskut dhe Donetskut nga Ukraina si dhe reduktimin e forcave të armatosura të këtij vendi Leavitt mohoi se dokumenti ishte në disfavor të Ukrainës.

“Rubio dhe Witkoff janë takuar javën e fundit me përfaqësues të Ukrainës,” shtoi Leavitt, duke theksuar ndërkohë se ishte në dijeni të kritikave dhe dyshimeve në lidhje me draft-planin, të cilat i hodhi poshtë duke kujtuar suksesin historik që presidenti Trump dhe ekipi i tij kishin arritur në Lindjen e Mesme, një referencë armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Ndërkaq, vendet europiane dolën të enjten kundër planit në fjalë, pasi u raportua se sipas tij Kievi duhet të heqë dorë nga dy krahinat në lindje të vendit të tij dhe të çarmatoset plotësisht, kushte këto që aleatët e Ukrainës prej kohësh i kanë cilësuar si kapitullim.

Zyrtarë ukrainas, si kreu i Komitetit të Politikës së Jashtme dhe zëvendësministri i Jashtëm, e quajtën atë të papranueshëm dhe një tjetër tentativë të Putinit për të fituar kohë dhe për të shmangur sanksionet amerikane.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video)

Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video)

21 November, 2025
Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi

Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi

21 November, 2025
Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur

Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur

21 November, 2025
Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë?

Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë?

21 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result