ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video) 41 minutes ago
Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi 46 minutes ago
Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur 49 minutes ago
Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë? 55 minutes ago
Gjykata Federale urdhëron administratën Trump të tërheqë Gardën nga Uashingtoni 57 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Air Albania i ka 50 milionë dollarë borxhe, ‘Turkish Airlines’ tërhiqet dhe shet aksionet

albnews by albnews
21 November, 2025
in Albania
0
Air Albania i ka 50 milionë dollarë borxhe, ‘Turkish Airlines’ tërhiqet dhe shet aksionet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Të mërkurën, bordi i Turkish Airlines njoftoi investitorët nëpërmjet një shpalljeje të shkurtër se do t’i shiste aksionet e tij në kompaninë ajrore shqiptare, Air Albania.

“Bordi ynë i drejtorëve ka vendosur të shesë të gjitha aksionet në Air Albania SHPK, ku kompania jonë zotëron një përqindje prej 49%,” tha kompania Turkish Airlines në një njoftim, duke shtuar se çdo zhvillim material i lidhur me këtë vendim do të ndahej me investitorët.

RelatedPosts

Sekuestrohen 15 pasuri të dy vëllezërve në Fier, të dënuar në Angli për drogë

“A do ta sfidoni drejtësinë?”, Rama përplaset me gazetarët për Ballukun: Kur të kemi konferencën do përgjigjem

Samiti “Rruga jonë drejt BE”, Rama pret liderët e Ballkanit dhe Komisioneren Kos

Kompania ajrore Air Albania u themelua me ndihmën e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në vitin 2018, me investitorë Turkish Airlines, MDN Investments dhe Albcontrol. Turkish Airlines zotëron 49% të aksioneve, MDN Investments 41% dhe Albcontrol 10%. Albcontrol është kompani shtetërore shqiptare, ndërsa MDN Investments kontrollohet nga biznesmeni vlonjat Sinan Idrizi dhe vajzat e tij.

Sipas raportit të konsoliduar financiar 9-mujor të Turkish Airlines për vitin 2025, Air Albania ka akumuluar rreth 50 milionë dollarë borxhe të pashlyera ndaj kompanisë mëmë. Raporti thekson se kompania turke kishte në vitin 2025 rreth 41 milionë dollarë të arkëtueshme tregtare afatshkurtra nga Air Albania dhe 12 milionë dollarë të arkëtueshme afatgjata.

Në krahasim, të ardhurat e Air Albania ishin rreth 2 milionë dollarë, ndërsa humbjet arritën në 3 milionë dollarë në 9 muajt e parë të vitit 2025.

Sipas pasqyrave të konsoliduara për periudhën deri më 30 shtator 2025, Air Albania paraqitet në një gjendje të brishtë financiare, e varur ngushtësisht nga mbështetja e Turkish Airlines. Kompania ajrore shqiptare vazhdon të jetë me kapital negativ dhe prej vitit 2019 humbjet e saj nuk pasqyrohen më në bilancin e Turkish Airlines, pasi e tejkalojnë pjesën që i takon grupit në sipërmarrjen e përbashkët.

Ndërkohë, detyrimet e Air Albania-s ndaj Turkish Airlines – përfshirë të arkëtueshmet afatshkurtra, të arkëtueshmet afatgjata dhe detyrime të tjera tregtare, mbeten të larta, duke e çuar ekspozimin total financiar në mbi 50 milionë dollarë.

Kompania Air Albania gjeneron shumë pak të ardhura për Turkish Airlines dhe nuk raporton fitim, duke sinjalizuar një model operimi që mbështetet te financimi dhe infrastruktura e partnerit turk, ndërkohë që vetë është vendosur në themele të dobëta financiare dhe me perspektivë të pasigurt për qëndrueshmëri afatgjatë.

Megjithë humbjet e mëdha financiare, për vite me radhë kompania Air Albania ka subvencionuar përdorimin e një avioni Airbus-319, konfigurim VIP nga kryeministri Edi Rama, në bazë të një marrëveshje kuadër. Përdorimi i këtij avioni nga kryeministri dhe shpenzimet për operimin e tij kanë qenë burim akuzash nga opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, e cila ka kërkuar ngritjen e një komisioni parlamentar. Kërkesa e PD-së është hedhur poshtë nga mazhoranca.

Përpara shitjes së aksioneve të Air Albania, nëpërmjet një marrëveshjeje të nënshkruar më 20 tetor në Ankara, kompania turke ka vendosur t’ia falë Forcave të Armatosura Shqiptare avionin Airbus 319 që më parë është përdorur nga kryeministri shqiptar.

Ky avion, edhe pse me një moshë 26-vjeçare, ka sipas marrëveshjes një vlerë prej 11.9 milionë euro dhe do t’i transferohet Forcave të Armatosura Shqiptare./ BIRN

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video)

Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video)

21 November, 2025
Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi

Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi

21 November, 2025
Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur

Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur

21 November, 2025
Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë?

Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë?

21 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result