Vëllai i Victoria Beckham, Christian Adams, është shfaqur së fundmi në një fotografi të rrallë familjare, duke tërhequr vëmendjen për jetën e tij larg publikut. Ndryshe nga motra e tij e famshme, stilistja 51-vjeçare dhe bashkëshorti i saj, Sir David Beckham, Christian, 46 vjeç, preferon privatësinë dhe rrallëherë pozon me familjen.
Ai u fotografua gjatë festimeve për nder të David, pasi ky i fundit mori titullin “Sir” nga Mbreti Charles. Fotografinë e publikoi motra e tyre Louise, ku shihen Tony, Jackie, Christian, Victoria dhe David duke buzëqeshur pas ceremonisë.
Christian dhe Victoria, të vendosur krah njëri-tjetrit, shfaqin ngjashmëri të dukshme. Për shkak të jetës së tij të tërhequr, shumë fansa madje harrojnë se Victoria ka një vëlla më të vogël. Ai shfaqet rrallë në mbledhjet familjare, ndryshe nga motra Louise, e cila herë pas here del publikisht me Victoria-n.
Christian ka punuar si inxhinier elektronik dhe më herët ka bashkëmenaxhuar një biznes elektronikash me babanë e tyre, Tony. Ai është i martuar me Emma Stafford, me të cilën ka katër fëmijë, përfshirë vajzën e tyre më të vogël, Tabatha, lindur në vitin 2019.




