Një përpjekje e koordinuar e udhëhequr nga autoritetet bullgare dhe e mbështetur nga Europol, rezultoi në çmontimin e një rrjeti kriminal të përfshirë në trafikim në shkallë të gjerë të mallrave kulturore në të gjithë Evropën dhe më gjerë.
Autoritetet nga Bullgaria, Franca, Gjermania, Greqia, Italia dhe Shqipëria, të koordinuara nga Eurojust dhe Europol, arrestuan 35 persona dhe kontrolluan mbi 125 lokacione, duke sekuestruar më shumë se 3 000 objekte me një vlerë të vlerësuar mbi 100 milionë euro.
Hetimi filloi pas një bastisjeje në një shtëpi të kryer në vitin 2020 në Bullgari, ku autoritetet sekuestruan rreth 7 000 objekte kulturore me vlerë të paçmuar historike dhe monetare. Këto objekte, kryesisht antikitete greko-romake dhe trake, kanë një vlerë të jashtëzakonshme për shkak të veçantisë dhe rëndësisë së tyre historike. Që nga sekuestrimi i tyre, objektet janë vendosur në Muzeun Kombëtar të Historisë Bullgare në Sofje në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Mes të arrestuarve është edhe një Objektiv me Vlerë të Lartë (HVT), i dyshuar si drejtues i operacionit kriminal. Ai akuzohet se ka financuar gërmime të paligjshme në Bullgari dhe vende të tjera fqinje, ndërsa grabitësit vepronin në emrin e tij. Grupi kishte përfituar dokumente të dyshimta nga shtëpi ankandi dhe galeri arti në Francë, Gjermani, Britani dhe SHBA për të “legalizuar” objektet e vjedhura ndërkombëtar
Në Bullgari u kryen 120 kontrolle, ndërsa veprime u ndërmorën edhe në Francë, Gjermani, Greqi dhe Shqipëri. U sekuestruan mbi 3 000 artefakte, monedha antike ari e argjendi, vepra arti, pajisje elektronike, dokumente, 50 000 dollarë cash dhe ar investimi.
Europol dërgoi dy ekspertë në Sofje për të ndihmuar në koordinimin e operacionit dhe analizën e të dhënave.vijojnë Autoritetet në të gjitha vendet pjesëmarrëse, përfshirë Shqipërinë përmes SPAK-ut, do të vijojnë hetimet për të identifikuar të gjitha rrugët e trafikimit dhe për të rikuperuar objektet e tjera të humbura.
