ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit 39 minutes ago
Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury 42 minutes ago
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm 48 minutes ago
Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani 50 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 56 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Ukraina shënon Holodomorin teksa i shtohen sulmet ruse dhe trysnia amerikane për planin e paqes

albnews by albnews
23 November, 2025
in Bota
0
Ukraina shënon Holodomorin teksa i shtohen sulmet ruse dhe trysnia amerikane për planin e paqes
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Derisa Ukraina e ka shënuar Ditën e Përkujtimit të Holodomorit më 22 nëntor, Rusia e kreu një sulm të madh gjatë natës, në një kohë kur trysnia ndaj Kievit po rritet për ta pranuar një marrëveshje për paqe, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund luftës.

Të shtunën e katërt të nëntorit, ukrainasit nderojnë viktimat e Holodomorit, urisë së madhe të shkaktuar nga njeriu dhe e orkestruar nga Qeveria sovjetike në vitet ‘30, e cila çoi në vdekjen e miliona ukrainasve.

RelatedPosts

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

Pyjet e lashta Hirkaniane të ‘pushtuara’ nga flakët/ Irani kërkon ndihmë urgjente për shuarjen e zjarrit

Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

Në një postim në X, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se “të gjithë e dimë si dhe pse” ndodhi uria.

“Dhe, edhe një herë po mbrohemi nga Rusia; një Rusi që nuk ka ndryshuar, e cila po sjell vdekje përsëri”, shtoi ai.

Zelensky nuk e përmendi planin e paqes të hartuar nga SHBA-ja, por shkroi: “E kemi mbrojtur Ukrainën, e mbrojmë tani dhe do ta mbrojmë gjithmonë. Sepse, ky është i vetmi vend që kemi. Dhe, në shtëpinë tonë, Rusia nuk do të jetë kurrë zot”.

Gjatë natës, Rusia sulmoi Ukrainën me mbi 100 dronë dhe një raketë balistike, duke goditur një pikë të rëndësishme kufitare me Rumaninë.

Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 89 nga 104 dronët sulmues të lëshuar nga drejtime të ndryshme në të gjithë Rusinë dhe territoret e pushtuara, tha ushtria ukrainase më 22 nëntor.

Megjithatë, 13 dronë goditën 15 lokacione, dhe një raketë balistike Iskander-M goditi objektivin e saj.

Një dron rus dëmtoi infrastrukturën në pikëkalimin Orlivka në kufirin Ukrainë–Rumani, duke detyruar ndërprerjen e përkohshme të operacioneve të kompleksit të trageteve. Dy persona u plagosën dhe 11 kamionë u dëmtuan, së bashku me disa ndërtesa administrative, njoftuan zyrtarët.

Sulmet vijnë teksa presidenti i SHBA, Donald Trump, po ushtron trysni mbi Ukrainën që ta pranojë një plan paqeje me 28 pika deri më 27 nëntor, duke kërcënuar se do ta ndalë mbështetjen amerikane nëse Kievi e s’e pranon propozimin.

Plani kërkon që Ukraina ta dorëzojë mbi 20 për qind të tokës së saj, ta kufizojë ushtrinë nga 880.000 në 600.000 trupa, dhe të heqë dorë nga synimi për anëtarësim në NATO.

Duke iu drejtuar kombit, Zelensky tha më 21 nëntor se vendi i tij po përballet me “një nga çastet më të vështira” në historinë e tij teksa shqyrton planin e paqes të hartuar nga SHBA-ja.

Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin, duket se e mirëpriti propozimin amerikan, duke thënë se ai mund të shërbejë si bazë për një marrëveshje përfundimtare për paqe.

Ky ishte konfirmimi i tij i parë publik se Moska e ka pranuar planin. Putin paralajmëroi se forcat ruse do të vazhdojnë përparimin nëse Ukraina e refuzon marrëveshjen.

Në një postim në X më 22 nëntor, nënpresidenti amerikan JD Vance mbrojti kornizën e planit, duke renditur tri kërkesa: ndalimin e vrasjeve duke ruajtur sovranitetin e Ukrainës, pranueshmërinë nga të dyja palët dhe maksimizimin e gjasave që lufta të mos rifillojë.

Any Ukraine-Russia peace plan has to:

1) Stop the killing while preserving Ukrainian sovereignty.
2) Be acceptable to both Russia and Ukraine.
3) Maximize the chances the war doesn't restart.

Every criticism of the peace framework the administration is working on either…

— JD Vance (@JDVance) November 22, 2025

Vance iu përgjigj kritikëve duke thënë se ata “jetojnë në botë fantazie”, duke argumentuar se është joreale të besohet se “më shumë para, më shumë armë, ose më shumë sanksione” do të sillnin fitore.

“Çdo kritikë ndaj planit të paqes në të cilin po punon administrata, ose e keqkupton kornizën ose shtrembëron realitetin në terren”, shkroi ai.

Ndërkohë, udhëheqësit evropianë po përpiqen të reagojnë pasi u zunë të papërgatitur nga plani, i cili u zhvillua pa pjesëmarrjen e tyre.

Kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer zhvilluan një telefonatë urgjente me presidentin Zelensky më 21 nëntor, duke theksuar se “çdo marrëveshje që prek shtetet evropiane kërkon miratimin e partnerëve evropianë”.

Udhëheqësit e BE-së u takuan më pas në margjinat e një samiti të G20-ës në Johanesburg, Afrikën e Jugut, më 22 nëntor, për ta bashkërenduar përgjigjen e tyre.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

23 November, 2025
Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury

Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury

23 November, 2025
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

23 November, 2025
Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani

Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result