ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit 9 hours ago
Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury 9 hours ago
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm 9 hours ago
Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani 9 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

CDI miraton rezolutën që cilëson Shqipërinë “narko-shtet”, Berisha falënderon: E bëjmë këtë jo vetëm për kombin tim, por edhe për sigurinë e rajonit

albnews by albnews
23 November, 2025
in Albania
0
CDI miraton rezolutën që cilëson Shqipërinë “narko-shtet”, Berisha falënderon: E bëjmë këtë jo vetëm për kombin tim, por edhe për sigurinë e rajonit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Organizata Ndërkombëtare e Demokratëve të Qendrës, CDI, miratoi të dielën një rezolutë sipas të cilës Shqipëria cilësohet si “narko-shtet”. Kreu i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij, falënderoi të pranishmit në takimin që po zhvillohet në Brazil dhe shtoi Shqipëria është eksportuesi kryesor i kanabisit në kontinent, ndërsa klanet shqiptare të kokainës dominojnë tregun europian.

Berisha akuzoi qeverinë Rama për lidhje me kartelet e drogës dhe për ndikim të tyre në emërime politike, gjyqësore dhe policore. Ai theksoi se ekonomia po shkatërrohet ndërsa ndërtimi po fryhet nga paratë e pista, dhe se mbi 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi në 10 vitet e fundit.

RelatedPosts

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, GJL rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

“Balluku”/ Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur, por jo e verbër! 

Berisha: Rama kërcënoi me vdekje gjyqtarin dhe prokurorin e Belinda Ballukut! 

Ai u shpreh mirënjohës për rezolutën dhe theksoi se PD do të vazhdojë betejën për ta denoncuar këtë situatë deri sa partnerët europianë ta marrin seriozisht kërcënimin.

Fjala e Kryetarit të PD, Sali Berisha pas miratimit të rezolutës nga CDI:

Edhe njëherë, shumë faleminderit z.President. Dua të falënderoj CDI-në si organizatat e parë ndërkombëtare që miratoi një rezolutë shumë të dobishme dhe serioze për Shqipërinë si narkoshteti i parë dhe i vetmi në Europë. Që atëherë, z.President, zhvillimet e mëtejshme vërtetuan se situata është përkeqësuar dhe është bërë një kërcënim real, jo vetëm për kombin tim, por edhe oër sigurinë e rajonit dhe më gjerë.

Sot, Shqipëria është eksportuesi numër një, eksportues i marijuanës në Europë. Tashmë është droga e Shqipërosë, klanet shqiptare të kokainës që dominojnë në tregun e kokainës bë Europë si dhe diktojnë çmimet e kokainës në të gjithë Europën.

Nëse shikoni ekonominë tonë, ajo është është dëmtuar tmerrësisht nga miliarderë të tillë të drogës.

Ky është prodhimi industrial, prodhimi bujqësor dhe eksportet që po dështojnë vit pas viti. Ndërsa ka një sektor që po lulëzon gjithnjë e më shumë, dhe ky është ndërtimi.

Indeksi i ndërtimit në Shqipëri është tri herë më i lartë se indeksi mesatar i BE-së. Qeveria është e lidhur fortë me kartelet dhe baronët shqiptarë të drogës. Qeveria tashmë është e provuar. Kryeministri priti personalisht krerët e lartë të Sinaloas meksikane, të cilët janë 4 vëllezër shqiptarë. Ai dërgoi një charter special nga Tirana në Aruba për një takim të veçantë me baronët shqiptarë të drogës në Amerikën Latine. Tani, i gjithë ky efekt i këtyre parave të tmerrshme toksike për vendin tim po e shkatërron vendin. Në 10 vjet, vetëm për zonën e BE-së 1,099,000 shqiptarë u larguan nga vendi, pa llogaritur ata që u larguan në rajone të botës.

Së dyti, droga dhe shpërndarësit e drogës emërojnë ministra, deputetët emërojnë gjyqtarë, drejtorë policie. Por cilat janë vështirësitë më të mëdha për ne si opozitë?

Në Europë, askush nuk do të na dëgjojë të flasim për narko-shtetin. Ky është një problem i madh. Ne e bëjmë për hir të kombit tonë, por e bëjmë edhe për hir të kombeve të tjera. Dhe besoj se është evidente, ata nuk flasin. E kundërta, ndonjëherë na sulmojnë pse ne flasim për narko-shtetin. Kushdo që lexon dhe shikon, Shqipëria i plotëson të gjitha kriteret për të qenë një narko-shtet. Vetë fakti që Shqipëria është e shkatërruar nga zgjedhjet është një pjesë e plotë z.President, Sekretar i Përgjithshëm i CDI-së, miku i vjetër Isturiz dhe persona të tjerë të CDI erdhën në zgjedhjet tona. Ata panë cila ishte mbështetja popullore, por problemi është se kartelet e drogës janë më të forta se çdo parti dhe ato diktojnë rezultatet.

Ja ku jemi sot.

Ne jemi mirënjohës për votimin e kësaj rezolute, pavarësisht vështirësive tona. Ju siguroj se ne do të luftojmë kundër kësaj situate të tmerrshme në vendin tim me shpresën se një ditë institucionet europiane, partnerët europianë do ta kuptojnë se droga është një kërcënim i madh për sigurinë e kombeve të tyre.

Faleminderit shumë! 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

23 November, 2025
Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury

Një avion privat dhe borxhe të mëdha – ngritja dhe rënia e një mashtruesi të biletave prej 1 milion paundësh në Glastonbury

23 November, 2025
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

23 November, 2025
Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani

Azilkërkuesit përdorin shtegun ‘bidoon’ për të hyrë me mashtrim në Britani

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result