Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hënë ka pritur në takim një delegacion të Kongresit Amerikan.
Mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit. Nuk dihet se cila ka qenë arsyja e kësaj vizite.
Kongresi i Shteteve të Bashkuara është organi më i lartë ligjvënës në Amerikë.
Ai ka dy dhoma, Dhoma e Përfaqësuesve, që është dhoma më e ulët, dhe Senati, që është dhoma më e lartë.




