Më 11 dhjetor pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të dëgjojë 4 kandidatët në garën për drejtues të Prokurorisë së Posaçme.
Teksa mandati i kreut aktual të SPAK, Altin Dumani është drejt përfundimit, kandidatët në këtë garë do të jenë:
-Adnand Xholi,
– Klodian Braho,
– Doloreza Musabelliu,
– Elvin Gokaj.
Ndërkaq, ata do të dëgjohen mbi platformën dhe më pas do të kalojnë në fazën e pyetjeve nga anëtarët e KLP.
Kryetari i ri i SPAK do të drejtojë institucionin për tre vitet e ardhshme.




