Komuniteti shkencor ndërkombëtar është i qartë: vitamina D2, që gjendet kryesisht në burime bimore, është dukshëm më pak efektive sesa vitamina D3, forma që prodhon vetë lëkura jonë kur ekspozohet në diell. Megjithatë, çdo suplement duhet theksuar kërkon patjetër rekomandim mjekësor.
Vitamina D është një nga nutrientët më të rëndësishëm për shëndetin: mban të forta kockat, dhëmbët dhe muskujt, ndihmon në parandalimin e infeksioneve, rregullon imunitetin, ndikon në presionin e gjakut, madje edhe në modulimin e gjeneve. Zbulimet e fundit shkencore i japin asaj rol të mundshëm mbrojtës edhe kundër melanomës, kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit të gjirit.
Vitamina D2 (ergokalciferoli) ka origjinë bimore gjendet te kërpudhat dhe disa bimë.
Vitamina D3 (kolekalciferoli) është forma që trupi ynë e prodhon vetë falë diellit dhe gjendet natyrshëm në ushqime shtazore, si peshku, qumështi dhe sidomos vaji i mëlçisë së merlucit.
Të dyja, pasi hyjnë në trup, shndërrohen në formën e tyre aktive, e cila kryen funksionet jetike brenda organizmit.
Por sa i përket efektivitetit, një analizë e publikuar në Nutrition Review thotë se vitamina D2 mund të veprojë madje si antagoniste e D3, duke ulur efektin e saj në trup.
Pse shkencëtarët preferojnë D3?
Sipas konsensusit shkencor global, D3 ka përthithje më të lartë, biodisponibilitet më të mirë dhe një qëndrueshmëri më të gjatë në trup. Kjo do të thotë se trupi e përdor më mirë dhe për më gjatë krahasuar me D2.
Ajo luan edhe një rol më të fortë në:
-mbështetjen e sistemit imunitar,
-rregullimin e kalciumit,
-ruajtjen e niveleve optimale të vitaminës D në gjak.
Një analizë e Emily Brown nga Universiteti i Surrey, që shqyrtoi 20 studime klinike, tregoi se në 18 prej tyre pjesëmarrësit që merrnin D2 kishin nivel më të ulët të vitaminës D3 në krahasim me placebo-n ose grupin e kontrollit.
Për vegjetarianët striktë dhe veganët, të cilët nuk marrin burime tradicionale shtazore të D3, situata është më sfiduese. Ekziston vitamina D3 e përshtatshme për veganë, e nxjerrë nga likenet, por është më pak e përhapur sesa D2.
Në vitin 2022, kërkuesit krijuan madje një domate të modifikuar gjenetikisht që prodhon D3, dhe aktualisht po testojnë nëse kjo rrit nivelin e vitaminës D te njerëzit.




